Rama nuk i ‘ndahet’ Bashës: Live nuk e fus dot, fle gjumë deri në orën 12

18 Mars, 09:52

Gjatë komunikimit me ndjekësit në Facebook, kryeministri Edi Rama ka folur sërish për Lulzim Bashën, të cilin një ndjekës ia kërkoi ta fusë live.

“Live nuk e fus dot se është duke fjet, por do t’i jap një përgjigje se më ka kërkuar dje prapë. Po leje të flejë edhe içik. Është ora 09:08, se nga 12:00 zgjohet. Tani që është zgjuar, se ai feston Vitin e Ri, të nesërmen fle gjumë dhe zgjohet në pranverë. Pranvera për të nuk fillon më 14 mars, por me 22 qershor. Por është zgjuar këtë herë, më ka surprizuar”, tha Rama.