Rama: Opozita merr peng Kuvendin përmes ‘procedurës’, mos t’i ulim orët e fjalës, por t’i ndërpritet abuzimi! Vërejtje Peleshit për rritje të aktivitetit parlamentar

16 Janar, 18:08 | Përditesimi: 16 Janar, 18:08

Kryeministri Edi Rama kërkoi rritje të aktivitetit parlamentar me ato të vendeve të BE-së, përfshirë këtu jo vetëm kryetarin e Kuvendit Niko Peleshin, por dhe deputetët.

Rama tha se parlamenti merret peng nga opozita nëpërmjet termit “procedurë” duke vënë në dukje numrin e orëve që merr në dispozicion. Rama tha se nuk po kërkon ulje të orëve për opozitën, por të mos lejohet pengmarrja e Kuvendit dhe e publikut.

Ndër të tjera, Rama foli dhe për reformim të shërbimit në administratën e Kuvendit, për rritje të cilësisë dhe shtim të stafit me qëllim shpërndarjen e volumit të punës.

I.M/Shqiptarja.com