Rama për akuzat e Veliajt: Po aq të rëndësishme sa zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

5 Nëntor, 12:49 | Përditesimi: 5 Nëntor, 12:49

Kryeministri Edi Rama i krahasoi me “zhurmat e makinave në bulevard” akuzat që Erion Veliaj i ka drejtuar nga burgu duke thënë se e ka kërcënuar përmes ministrit Toni Gogu dhe i ka kërkuar dorëheqjen nga Bashkia e Tiranës, duke i thënë se ai qëndronte pas protestave. Rama tha se qeveria është në krye të detyrës dhe po punon për objektivin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

 

K.Ta/Shqiptarja.com