Rama për skemën e pensioneve: Situata njëlloj si me energjinë elektrike, gjysma paguan për gjysmën tjetër! Do ndërhyjmë fort, pagat joreale janë krim e vjedhje

21 Tetor, 12:35 | Përditesimi i fundit: 2024-10-21 14:53:42

Kryeministri Edi Rama foli sot në takimin e mbajtur si bashkëbisedim me pensionistët, ku të pranishëm ishin ministrat Petrit Malaj dhe Blendi Gonxhja dhe drejtues të institucioneve respektive të linjës, që shpjeguan skemën e pensioneve, gjendjen e fondit, problematikën ligjore, pagesat e kontributit dhe indeksimin. Kryeministri vuri theksin te problematika e gjendjes së skemës së pensioneve, e bartur nga vitet e qeverisjeve të kaluara, pasi nuk kanë bërë reformë, duke e krahasuar gjendjen si në atë të energjisë elektrike, ku 50% e qytetarëve paguanin për 50% të të tjerëve që nuk paguanin. Rama tha se do bëjë të njëjtën reformë edhe me kontributet shoqërore dhe shëndetësore që nuk i paguajnë, ku theksoi se ndëshkimi do ishte njëlloj si me atë të energjisë elektrike.

    No videos found.