Rama: Pjesëmarrja në protesta me fytyrë të mbuluar do të jetë shkelje e ligjit! Kush nuk ushtron dhunë, nuk ka pse të përballet me gaz

21 Tetor, 13:21 | Përditesimi: 21 Tetor, 13:21

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se pjesëmarrja në protesta me fytyrë të mbuluar do të konsiderohet shkelje e ligjit, si pjesë e masave të reja që qeveria synon të ndërmarrë ndaj protestuesve të dhunshëm. Rama tha se qytetarët që protestojnë paqësisht nuk kanë arsye të mbulojnë fytyrën dhe as të përballen me gaz lotsjellës.

 

E.H/Shqiptarja.com