Rama: Po ndërtojmë 'Shqipërinë Sociale', gati plani për transparencën e çmimeve

24 Gusht, 19:12 | Përditesimi: 24 Gusht, 19:12

Pas mbledhjes në Pogradec kryeministri Edi Rama tha në fjalën e tij në rrjete sociale se fokusi i qeverisë është ndërtimi i “Shqipërisë Sociale”, me prioritet shëndetësinë, arsimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Ai njoftoi gjithashtu se po përgatitet një plan për transparencën e çmimeve të ushqimeve bazë, duke theksuar se shteti nuk i përcakton çmimet, por synon t'u japë qytetarëve më shumë informacion.

E.H/Shqiptarja.com