Rama podcast me kryebashkiaken e Durrësit: Sa herë të ka thënë burri lëre këtë punë? Emirjana Sako: E paralajmërova që në fillim

19 Prill 2023, 09:10

Kryebashkiakja e Durrësit, Emirajna Sako është e ftuara e radhës në podcastin e Kryeministrit Rama. Ky i fundit ka publikuar një pjesë të shkurtër nga podcasti që do të transmetohet të shtunën. Sako do të flasë për punën e saj në krye të bashkisë së Durrësit, por pa lënë pas edhe detaje nga jeta e saj familjare.