Rama poston video nga transformimi Dukatit

5 Maj 2019, 08:46 | Përditesimi i fundit: 2019-05-05 08:47:12

Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm një video ku duket transformimi i fshatit Dukat të Vlorës. 

Përmes pamjeve krahasuese të gjendjes së mëparshme me atë të tanishme, kreu i qeverisë vë në dukje ndryshimin që ka pësuar kjo zonë duke u kthyer në një atraksion për turistë vendas dhe të huaj.

Në sajë të projektit 100 fshatrat, në bashkëpunim me ambasadën zvicerane dhe atë Autriake, bashkia e Vlorës ka investuar për rikualifikimin total urban të kësaj zone.

Fshati Dukat ndodhet në jug të Gjirit të Pashalimanit dhe kufizohet në verilindje me Tragjasin, në lindje me Tërbaçin, në jug me Palasën, e në perëndim laget nga deti Adriatik e ai Jon.

Ai është një nga qendrat e banuara me te vjetra ne rajon. Dëshmitë e para historike mbi këtë zonë datojnë që në fillimet e mijëvjeçarit të parë pas Krishtit. Me nje histori të gjatë dhe tradita të pastra, fshati Dukat është një dëshmi e pastër e identitetit të jugut te Shqipërisë.

    No videos found.