Ndizet drita jeshile për fshatin piktoresk të Dukatit në Vlorë. Qendra e fshatit është në fazën përfundimtare të rehabilitimit, duke i kthyer dinjitetin kësaj zone me kaq histori dhe me natyrë mbresëlënëse.
Në sajë të projektit 100 fshatrat, në bashkëpunim me ambasadën zvicerane dhe atë Autriake, bashkia e Vlorës ka investuar për rikualifikimin total urban të kësaj zone.
Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, inspektoi punimet nga ku u shpreh se në këtë projekt janë përfshirë edhe shumë objekte të cilat do të jenë atraksion për turistët si kullat e Dervish Haliut dhe “Shkolla e kuqe”, e cila njihet si një shkollë me histori të vjetër, por që prej vitesh kishte ngelë një gangrenë në qendrën e fshatit.
Banorët e Dukatit shprehen se ky projekt do të rrisë ekonominë e vendit dhe do të pakësoje emigrimin e të rinjve.
Ky projekt synon rritjen e turistëve dhe nëpërmjet tyre përfitimet evidente në bizneset e fshatit, restorante apo kafene, si edhe në zhvillimin e aktiviteteve lokale si artizanati apo produktet tipike të zonës. Fshati Dukat është një nga qendrat e banuara me te vjetra ne rajon.
Dëshmitë e para historike mbi këtë zonë datojnë që në fillimet e mijëvjeçarit të parë pas Krishtit. Me nje histori të gjatë dhe tradita të pastra, fshati Dukat është një dëshmi e pastër e identitetit të jugut te Shqipërisë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.9%
Vota total: 890
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Ktheu lokalin në ‘dyqan’ kanabisi dhe lojërash fati, arrestohet pronari 38-vjeçar
13 Mars, 15:29
-
Moti i keq në Vlorë/ Pezullohen për 3 ditë lundrimet e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit! Tragetet vijojnë normalisht, ja kur përmirësohet
13 Mars, 15:14
-
Tjetërsimi i 10 mijë metra katrorë tokë në Gjilekë të Himarës, dënohet me 3 vite e 1 muaj burg Jorgo Goro! GJKKO vendos që toka të konfiskohet
13 Mars, 14:27
-
Sarandë/ Dyshohen se u vunë nga tregtia e drogës, sekuestrohen 3 pasuri të 44-vjeçarit me precedentë (EMRI)
13 Mars, 14:14
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Report Tv zbardh listën e kandidatëve për të deputetë të PD në listën e hapur për Qarkun Vlorë
12 Mars, 21:15
-
Kaosi me listat e PD/ U zëvendësua me Vangjel Dulen, tërhiqet nga kandidimi në listat e hapura në qarkun e Vlorës kryetarja e degës së Sarandës!
12 Mars, 20:37
-
Zgjedhjet/ Zbardhen emrat e listës së mbyllur për qarqet Vlorë, Dibër dhe Gjirokastër! S’mungojnë Leskaj, Zhupa, Shehu, Mziu dhe aleati Dule
12 Mars, 19:18
-
Hyn në fuqi vendimi i Qeverisë për kanabisin mjekësor dhe industrial, do të ketë 10 zona dhe 138 parcela në të gjithë vendin (LISTA)
12 Mars, 15:16
-
Përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren në Himarë, Apeli lë në fuqi dënimin me 18 vite burg për Arjan Tasen
12 Mars, 13:43
-
Goditën me grushte policin kufitar në terminalin e portit të Vlorës, 3 të arrestuar
12 Mars, 13:22
-
Sarandë/ Drejtonte automjetin pa leje dhe tentoi të korruptojë policinë, arrestohet 35-vjeçari
12 Mars, 11:45
-
Humbën teksa eksploronin Parkun Kombëtar të Llogarasë, Policia shpëton dy turistët francezë (VIDEO)
12 Mars, 11:33