Kryeministri Edi Rama ka pritur në kryeministri presidentin e Ukrainë Volodymir Zelensky. Pikërisht në ambientet e kryeministrisë është hapur ekspozita më titull, ‘Ukraina, një krim lufte’, ku janë ekspozuar50 imazhe tronditëse si dëshmi e agresionit rus.
Ekspozita është e hapur për publikun nga sot deri në 23 mars, në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.
Kreu i qeverisë shqiptare po ashtu i ka dhuruar presidentit Zelensky edhe librin e tij me piktura.