Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel ndodhet në Shqipëri në një vizitë zyrtare. Axhendën e takimeve do ta nisë me një takimin me kryeministrin Edi Rama në Pallatin e Brigadave, që do të shoqërohet nga një konferencë për mediat më pas nga një drekë pune.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në qendër të bisedës do të jetë Konferenca e Donatorëve në 17 shkurt për tërmetin. "Për mua dita fillon tërmet dhe mbaron tërmet. Do ia dalim, kemi shumë punë. Do të shkoj në Gjermani, Bruksel prapë përpara, sot vjen ai Presidenti i Këshillit dhe do të flasim për këtë punë" tha Rama sot në Kashar. Rama u shpreh dje se dëmi nga tërmeti llogaritet në një miliard Euro.