“Asokohe populli s’kishte parë gjë, se nuk kishte ardhur flama e kanaleve dhe portaleve të ujërave të zeza mediatike, tenxherja e vetme ishte tellalli i qytetit, sot tellatet e gënjeshtrave dhe bishtave janë pa cdo butoni që shtyp për të marrë ndonjë haber të ditës. Nuk kemi c’ti bëjmë as tellahanes së madhe që na solli jeta të jetojmë duke qenë në krye të vendit në këtë moment kyc. Në rrezik është përqendrimi ynë në udhëheqjen e vendit, duhet të rrisnim përqendrimin në punët e mëdha e të vogla të shtojmë forcat dhe për ti komunikuar sa ë shumë. Të përpiqmi dhe më shumë të vetëkorigjohemi. Jepni idetë tuaja dhe të debatojmë së brendshmi sesi gjërat duhen bërë më mirë, por pasi debatojmë dhe ndajmë me njëri-tjetrin opinione duhet të përqendrohemi në një pikë, Shqipëria në BE në vitin 2030. Kur të lexojmë historinë, ne jemi njerëz të zakonshëm, ndërsa historia flet për njerëz të jashtëzakonshëm dhe ata kur e kanë lexuar historinë, dhe ka plot njerëz të zakonshëm ta bëjnë historinë dhe nuk figurojnë sepse nuk e kanë bërë të jashtëzakonshmen që duhet për të bërë historinë. Sot rruga e Shqipërisë dhe yjet që janë bashkuar e kanë sjellë që ne të jemi në histerinë n duart tona dhe ta shkruajmë me mendjen dhe forcën tonë. Shqipëria në BE nuk është një tjetër etapë e zhvillimi, është histori dhe pa diskutim nuk është e lehtë të përqendrohesh në kushtet që përtej zhurmës së përditshme të bombave artizanale që plasin tenxhereve, ka filluar dhe një lëvizje prokurorësh ,që janë turrur në garën e mandatit të ardhshëm të SPAK duke prerë flet arreste me tufa, ne rastin më të mirë që nuk janë farë çështje penale, ndër rastin më të keq, hetohen në gjendje të lirë, siç ishte rasti i Durrësit ku vetëm prokurori mbeti pa i prerë vetes fletën e arrestit ndërkohë që dhjetëra fletë të prera nuk u kursye as një punonjëse model, 5 vite në luftë me kancerin dhe me fëmijë 2 muajsh në gji. Apo duke shpërndare fletëthirrje për paraqitje në prokurori me sasinë e biletave të teatritderi për absurditete të skajshme sic është një rast emblematik ku një ndërtues pa leje, dhe të cilit i është konfiskuar ndërtimi për të strehuar aty brenda një agjenci shtetërore, ka gjetur rrugën e prokurorisë për të kallëzuar shtetin. Prokuroria ka hapur çështje penale për punonjësit e shtetit që futën agjencinë e shtetit në godinën e ndërtuar pa leje. Me siguri do thonë që sapo kam ndërhyrë në punët drejtësisë. Jo. Sot do them vetëm 1/1000 që kam për t thënë”, tha Rama.
















