Rama publikon pamjet e MINI Cooper nga Shqipëria, marka e njohur botërore zgjedh vendin tonë për reklamën e saj

10 Tetor, 08:41 | Përditesimi: 10 Tetor, 08:41

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram një video ku shfqen pamje të MINI cooper, një markë e njohur botërore që ka zgjedhur Shqipërinë për realizimin e reklamës së saj promovuese.

Përmes këtyre pamjeve, në fokus janë peizazhet dhe bukuritë e vendit tonë, të cilat shërbejnë si sfond për reklamën e markës së njohur të automobilave.

Rama e ka shoqëruar publikimin me një urim për fundjavën, duke vënë në pah bukuritë e Shqipërisë dhe interesin që vendi ynë po ngjall për realizime të tilla promovuese.

E.H/Shqiptarja.com