Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me protestën politike e cila zhvillohet prej ditës së djeshme tek Teatri Kombëtar ku disa artistë dhe aktivistë të mbështetur nga forcat politike të opozitës kundërshtojnë ndërtimit e një teatri të ri dhe bashkëkohor.
Rama sjell në vëmendje rastet e tjera të protestave të opozitës që kanë kundërshtuar ndërtimin e projekteve të tjera që i kanë dhënë një fytyrë të re kryeqytetit.
"Mirëmëngjes dhe me atë shprehjen popullore, “Zoti u shtoftë inatin, që të na shtojnë takatin”, ju uroj një ditë të mbarë
Nisi kundër këndit të lojërave, pastaj kundër sheshit Skëndërbej, kundër pazarit të ri, kundër bulevardit të ri, kundër stadiumit Qemal Stafa, sot kundër Teatrit të ri", shkruan Rama.