TIRANË- Artistët dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë dalë në protestë ditën e sotme kundër shembjes së godinës. Protesta ka nisur rreth orës 8:30 të kësaj të mërkure dhe ka vijuar deri në mbrëmje (vijon ende).Në mbështetje të tyre u bashkuan edhe përfaqësues të opozitës, ish-deputetë të LSI-së dhe PD-së mes tyre dhe kryedemokrati Lulzim Basha. Ky i fundit, qëndoi rreth një orë në mesditë, e ndërsa u rikthye në mbrëmje ku dhe mbajti një fjalim...i cili ishte i ngjashëm me atë që kryedemokrati ka mbajtur në mbyllje të protestave të opozitës.

Fatkeqësisht kjo protestë nuk ka qenë krejtësisht qytetare apo vetëm e artistëve, por ka marrë ngjyrime politike. Detaje nga ajo çfarë ndodhi ditën e sotme, ishin një pamje pak a shumë e ngjashme me atë që është parë në protestat e opozitës, si këndimi i himnit kombëtar, thirrjet e protestuesve "Rama ik", apo kërkesa e tyre për rrëzimin e kësaj qeverie.

VIDEO-Çfarë ndodhi pasdite te TK

Protesta ka pasur dy momente kulminante! Në mesditë, ku u futën me forcë në ambientet e godinës protestuesit, mbështetësit dhe Basha, duke u ngujuar aty për disa orë, edhe pse u shkëput energjia elektrike, e ndërsa nuk kanë munguar tensionet ku turma u konfrontua me policinë, madje ndaj tyre u hodh edhe shishe plastike. Momenti i dytë ishte në mbrëmje, ku protestuesit çanë gardhin metalik, e për pasojë policia hodhi spraj djegës për të qetësuar turmës. Pas 12 orësh, efektivët si dhe FNSH janë tërhequr, duke lënë protestuesit të futen në oborrin e brendshëm të Teatrit.

Nisur nga ajo çfarë Basha, protesta do të vijojë edhe ditën e nesërme ku në orën 11:30 do të nënshkruhet marrëveshja mes opozitës dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrin.

VIDEO-Çfarë ndodhi paradite te TK

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:12
Protesta te Teatri, nuk mungon as Sali Lushaj (FOTO)

I pranishëm në protestën e Opozitës dhe disa artistëve nuk mungonte as simpatizanti më i flaktë, ish-bodyguard i Sali Berishës, Sali Lushaj.

 Lushaj është dhe babai i reperit të njohur me nofkën ‘Stresi’ (Arkimed Lushaj)

Ora 22:47
Basha fjalim si te protestat e opozitës: Nesër në 11:30 të gjithë këtu te Teatri

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka qenë i pranishëm këtë mbrëmje në protestën e artistëve. Në fjalën e tij, Basha përsëriti fjalimin që ai ka mbajtur edhe në fund të protestave të opozitës, teksa njoftoi se nesër në orën 11:30 opozita do të nënshkruajnë marrëveshjen me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit.

"Miqtë e mi, e kuptoj çlirimin dhe gëzimin e shumë prej jush dhe është plotësisht i përligjur për shumë prej jush që e nisët rezistencën që në orët e para të mëngjesit dhe nuk i jeni ndarë asnjë çast mbështetjes për artistët. Kemi parë sot brutalitetin e një shteti mafioz dhe kriminal në shërbim të një hajduti psikik, që për të vjedhur dhjetëra millionë euro dhe për të pastruar paratë e drogës, do që të shkatërrojë gjithçka. Do që të shkatërrojë edhe këtë truall fisnik, këtë godinë që është më shumë se shtëpia e Teatrit Kombëtar, është kujtesë e trashëgimisë kulturore dhe është tregues i qytetarisë së Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Duke filluar me të nesërmen, ku kërkoj nga të gjithë qytetarët e Tiranës, nga të gjithë mbështetësit e Aleancës për Teatrin dhem natyrisht, nga mbështetsit tanë, të Pd, të opozitës së bashkuar, të jemi të gjithë këtu, sepse, brenda kësaj godine do të nënshkruajmë Marrëveshjen me Aleancën për Teatrin, marrëveshjen për Teatrin Kombëtar, për kulturën kombëtare, e cila që do të bëhet realitet ditën e parë që vendi do të ketë një qeveri nga njerëzit, të njerëzve dhe për njerëzit. Edhe njëherë, mirënjohje për qendresën tuaj. Nesër në orën 11.30 do të bëhet nënshkrimi këtu. Të jemi të gjithë bashkë këtu, të tregojmë forcën tonë, fuqinë tonë, fuqinë e qytetarëve të bashkuar për Liri, Demokraci dhe vlera europiane", tha Basha.

Ora 22:35
Policia u tërhoq/ Basha mbërrin te Teatri Kombëtar, pritet nga protestuesit me thirrjet "Rama ik"

Mbërrin në ambientet e Teatrit Kombëtare, kreu i PD-së Lulzim Basha. Basha ka paralajmëruar se do mbërrinte në orën 22:00, por është vonuar me rreth 30 minuta.

Ora 22:19
Protesta/ Tërhiqen forcat e policisë nga Teatri Kombëtar dhe protestuesit hyjn në oborr (FOTO)
Ora 22:09
Tërhiqet Policia/ Regjisori: Nuk tërhiqemi deri sa të rrëzojmë Ramën

Regjisori Edmond Budina, pas tërheqjes së policisë dhe FNSH nga Teatri, u shpreh se protestuesit do të vijojnë të qëndrojnë aty derisa kjo qeveri të rrëzohet dhe të rikonstruktohet teatri, e jo të shembet. Ai ka falenderuar protestuesit, teksa ka paralajmëruar se nuk do të tërhiqet.

"Politikanët shkojnë e vijnë, qytetarët mbeten. Në duhet ta drejtojmë demokracinë. Këtej e tutje mos na lini vetëm. Prej një viti e gjysmë që jemi natë për natë dhe kemi 5 netë që po e gdhijmë këtu. Ju falenderoj me shpirt që jeni këtu. Ne do të jemi këtu deri në fund, derisa sa të bjerë kjo qeveri dhe të rikonstruktohet ky teatër. Ne nuk tërhiqemi", u shpreh Budina.

Ora 21:40
Tërhiqet policia/ Largohet FNSH-ja, protestuesit futen brenda teatrit

Policia është tërhequr duke lejuar të gjithë protestuesit të futen brenda Teatrit. Mësohet se edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt (FNSH) janë larguar.

Ora 20:46
Protesta te Teatri 'pajton' dy ish-shokët e ngushtë (VIDEO)

Julian Dedaj dhe Gent Zenelaj, dy ish-shokë të ngushtë janë bërë bashkë në protestën e artistëve kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Dyshja nuk ka folur prej kohësh dhe kjo është konfirmuar edhe nga Zenelaj, i cili tha se marrëdhënia e tyre shoqërore ka pësuar një krisje, për motive që nuk i bëri të ditura. Por sot ato janë parë bashkë me njëri-tjetrin në protestën e artistëve.

Ora 20:40
Protestuesit çajnë gardhin metalik te Teatri Kombëtar
Ora 20:33
Sërish tensione te Teatri/ Protestuesit çajnë gardhin metalik, hidhet sprajt djegës

Situata te Teatri sërish është tensionuar! Protestuesit kanë çarë gardhin metalik dhe kanë shtyrë forcat e policisë me qëllimin për t'u futur në oborrin e Teatrit. Si pasojë e shtyrjes, disa protestues janë rrëzuar. Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra raporton se për të qetësuar turmën, policia ka hedhur sprajt djegës. Si pasojë e sprajtit djegës, një nga qytetarët është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat, por mësohet se tashmë gjendja e tij është më e mirë.

Ora 19:57
Dy protestues 'sherr' me njëri-tjetrin te Teatri në sy të Bardhit, aktori: Qetësohu, s'është polic (VIDEO)

 

Protesta te Teatri Kombëtar ka sjellë edhe përplasje mes protestuesve me njëri-tjetrin. Teksa në sfond dëgjoheshin thirrje me mikrofon që të shtynin kordonin e policisë, dy protestues janë shtyrë me njëri-tjetrin në sy të sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhit. Ai u ka bërë thirrje për t'u qetësuar, e ndërsa në video shihet aktori Vasjan Lami teksa i thotë qytetarit "nuk është polic".

Ora 19:43
Tensionet te Teatri/ Shkrimtari Rudi Erebara: Jemi bashkuar me opozitën

Shkrimtari Rudi Erebara u shpreh se aleanca për teatrin ka mbështetjen e opozitës dhe tani janë bashkuar në një. "I kërkova llogari opozitës, që cdo emër që është këtu dhe i njohim do ta shohim sapo të marrim pushtetin. Ne jemi bashkuar me opozitën, opozita është bashkuar me ne" tha ai.

Ora 19:34
Aktori thirrje Ramës: 'Teatri' të shkojë në referendum, le të plasë...nuk trembemi!

Aktori Nertian Liçaj u bëri thirrje qytetarëve për mbështetje për të çarë sikur tha ai rrethimin e policisë para teatrit, ndërsa kishte edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama duke i dërguar që cështja të shkojë në referendum për të vendosur.

"Ju lutemi qytetarëve për mbështetje për të çarë rrethimin e policisë. Kemi edhe një mesazh për kryeministrin; Nuk mund të sulmosh artistët, kulturën me dhunë. Nëse mendon se ne jemi pakicë le të përballemi në referendum. Jemi të vendosur që të mos lejojmë qeverinë për shembjen e teatrit". Ne momentin qe po fliste Liçaj rifilluan tensionet, ndërsa aktori u shpreh "Nuk trembemi, plasi...le të plasë" tha ai.

Ora 19:34
Sërish tensione te Teatri Kombëtar! Goditen me shishe efektivët e policisë, ndërhyn FNSH

Teksa aktori Neritan Liçaj po mbante një deklaratë, një numër i caktuar qytetarësh kanë tentuar që të çajnë kordonin e Policisë. Fjalimi i tij është shoqëruar me tensione, ku protestues janë konfrontuar me policinë, madje kanë goditur këta të fundit edhe me shishe plastike.

Ora 18:23
'Merre se s'të mbyt'/ Qytetarja u jep biskota policëve para Teatrit (VIDEO)

Para godinës së Teatrit Kombëtar sot nuk ka pasur vetëm momente tensioni dhe shtyrje mes efektivëve të policisë dhe një grupi aktorësh e aktivistësh. Pas tensioneve në orët e paradites, aktivistët pasdite duket se kanë ndryshuar strategji, teksa një qytetare u ka ofruar biskota efektivëve. Report Tv sjell pamjet, teksa vetëm disa prej tyre i kanë pranuar, ndërsa qytetarja u është drejtuar duke u thënë se 'merre se nuk të mbyt, unë jam për teatrin'.

Ora 17:21
Policia: Lironi ambientet...protestuesit-pronarit: Mos e lësho, është puna jote!

Policia ka tentuar të mbyllë dhe të nxjerrë nga lokali pronarët e lokalit pranë Teatrit Kombëtar, për shkak të urdhrit për shembjen e tij. Megjithatë, kjo ka hasur kundërshtimin nga ana e pronarit të këtij lokalit dhe një grup protestuesish që i kërkojnë djaloshit të mos lërë ambientet.

Ora 17:17
Policia rrethon Teatrin Kombëtar (FOTO)

Forcat policore janë shtuar tek Teatri Kombëtar. Që prej mëngjesit të sotëm, artistët kanë vijuar ditën e sotme qëndresën në ambientet e teatrit kombëtar. Pranë tyre janë parë edhe militantë të PD-së dhe të LSI-së. Nuk kanë munguar edhe tensionet.

Ora 16:38
Ish-deputeti i LSI: Rama po shkatërron kulturën dhe artin për interesa klienteliste

Ish-deputeti i LSI-së, Endri Braimllari ka qenë i pranishëm në ambientet e Teatrit Kombëtar, në mbështetje të artistëve. Në një reagim për mediat, ish-deputeti shkruan se Rama për interesat klienteliste po shkatërron kulturën dhe artin.

"Qytetaret po përballen me një bandë qeveritare që për interesat klienteliste të Edi Ramës po shkatërron kulturën dhe artin në vend. Teatri është pronë Kombëtare nuk mundet një hajdut dhe bandit si Edi Rama ta shemb atë për të ndërtuar kulla klienteliste", shkruan Braimllari.

Ora 15:21
Budina: Kjo nuk ka ndodhur as në kohën e Ramiz Alisë, as në kohën e diktaturës nuk më kanë tërhequr zvarrë

Regjisori Edmond Budina ka deklaruar sot jashtë ambienteve të jashtme të Teatrit Kombëtar pas tensioneve ku artistët u shtynë me forcat e policisë. Budina tha se kjo që ndodhi sot nuk ka ndodhur as në kohën e diktaturës.

"Kjo ditë është e dhimbshme. Të dëgjosh ose të shikosh atë që ka ndodhur, nuk më ka ndodhur as në kohën e Ramiz Alisë. Policia e diktaturës nuk më ka tërhequr zvarrë si më kanë tërhequr sot", tha Edmond Budina.

Ora 13:49
Strategjia e PD dhe LSI/ Dollapi e Vasili ndajnë turnet e militantëve për të protestuar kundër Teatrit të ri

Çështja e Teatrit Kombëtar ka marrë tërësisht nota politike pasi në krye të saj janë vendosur eksponentë të Partisë Demokratike. Bashkë me kreun demokrat, që në orët e para të mëngjesit tek Teatri Kombëtar kanë shkuar pothuajse të gjithë eksponentë të PD, si Albana Vokshi, Agron Shehaj, Edmond Spaho, Edi Paloka, Gazmend Bardhi etj.  Në protestën e sotme ra në sy edhe ish-kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, ndërkohë që të pranishëm ishin edhe Kastriot Çipi, Robert Budina, Jul Deda që janë anëtarë të Partisë Demokratike.

Ndërkaq sekretari organizativ i PD, Sait Dollapi po organizon gjithë degët e Tiranës të shkojnë me urgjencë para godinës së Teatrit. Ndërkaq, edhe LSI ka dërguar njerëzit e saj, ndërsa me organizimin po merret Petrit Vasili. Në mungesë të përkrahjes së artistëve të cilët janë shprehur në favor të nismës për t’i dhënë qytetit por edhe spektatorëve artdashës një teatër të ri modern, PD ka zgjedhur strategjinë që të organizojë simpatizantët e sj duke kryer turne me rotacion për ta mbajtur si kauzë pas dështimit në zgjedhjet 30 qershorit.

Çështja e Teatrit Kombëtar ka marrë tërësisht nota politike pasi në krye të saj janë vendosur eksponentë të Partisë Demokratike. Bashkë me kreun demokrat, që në orët e para të mëngjesit tek Teatri Kombëtar kanë shkuar pothuajse të gjithë eksponentë të PD, si Albana Vokshi, Agron Shehaj, Edmond Spaho, Edi Paloka, Gazmend Bardhi etj.  Në protestën e sotme ra në sy edhe ish-kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, ndërkohë që të pranishëm ishin edhe Kastriot Çipi, Robert Budina, Jul Deda që janë anëtarë të Partisë Demokratike.

Ndërkaq sekretari organizativ i PD, Sait Dollapi po organizon gjithë degët e Tiranës të shkojnë me urgjencë para godinës së Teatrit. Ndërkaq, edhe LSI ka dërguar njerëzit e saj, ndërsa me organizimin po merret Petrit Vasili. Në mungesë të përkrahjes së artistëve të cilët janë shprehur në favor të nismës për t’i dhënë qytetit por edhe spektatorëve artdashës një teatër të ri modern, PD ka zgjedhur strategjinë që të organizojë simpatizantët e sj duke kryer turne me rotacion për ta mbajtur si kauzë pas dështimit në zgjedhjet 30 qershorit.

Ora 13:48
Fiken dritat brenda Teatrit Kombëtar

Është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në Teatrin Kombëtar. Artistët vijojnë të qëndrojnë në errësirë në ambinetet e brendshme të tij.

Ora 12:48
Hidhen disa kapsollë në pishinën pranë Teatrit Kombëtar (VIDEO)

Teksa aktivistë të djathtë dhe artistë vijojnë qëndresën tek Teatri Kombëtar, një person ende i paidentifikuar ka hedhur disa kapsollë i cili ka shkaktuar një zhurmë të madhe në zonë, në pishinën pranë godinës së Teatrit.

Ora 12:30
'Deri në fund me artistët'/ Basha nuk qëndron as një orë brenda teatrit: Po largohem, kam një drekë (VIDEO)

Kryedemokrati Lulzim Basha është larguar nga Teatri Kombëtar. Ai është shprehur se nesër do të firmoset marrëveshja me Teatrin Kombëtar. Basha shpjegoi se po largohet me një drekë me diplomatët pavarësisht se ishte shprehur se do të qëndronte deri në fund me artistët.

"Nesër firmoset marrëveshja mes PD dhe Teatrit Kombëtar.Po largohem se kam një takim me kryetarët e bashkive dhe një drekë me diplomatët. Mbështetja jonë do të vazhdojë", tha Basha.

Ora 12:05
Arben Malaj 'krah' Bashës tek Teatri Kombëtar: Nëse Majko e Brace e duan këtë vend ai bëhet gati për 20 minuta

Pas nismës së socialistëve për shkarkimin e tij nga postin në Bankën e Shqipërisë, Arben Malaj iu bashkua protestës para Teatrit Kombetar.

Ai ftoi socialistët e vjetër Pandeli Majko dhe Erjon Braçe të zgjidhin situatën. Ashtu si Basha, edhe Malaj i kërkoi ministrisë së Kulturës që të tërheqë policët.

”Të dashur protestues, të dashur police, kam ardhur këtu me mesazhin e Nënë Terezës, e cila thotë: “Në vend që të mallkoni errësirën, ndizni një qiri’.  Ministria e Kulturës të heqë sa më parë policët nga rrethimi i institucionit. E dyta Ministri Pandeli Majko dhe socialisti shumë i mirë Erjon Brace të kërkojë një vendim qarkullues qe per te gjithe periudhen derisa te kete kontrate per fillim punimesh të bllokohet rrethimi nga policia dhe të bllokohet aktiviteti në Teatrin Kombëtar. Pra te dy palet te gjejne nje pozicion qetesimi. 

Kjo mund te behet me akt normativ qarkullues. Nëse Majko e Brace e duan këtë vend ai bëhet gati për 20 minuta. Kjo i jep mundësi policisë të luftojnë kundra krimit dhe artistëve të vendit tim të pushojnë si gjithë shqiptarët.Nëse qeveria nuk e bën këtë gjë është në detyrimin moral të Gramoz Ruçit të mbledhë. Nëse qeveria nuk bën vendim qarkullues që të bllokojë deri ditën e fillimit të punimeve, që mund të jetë dy vite, mos prekjen e teatrit dhe dhënien e qetësisë vendit tim i takon kuvendit.  I takon Gramoz Rucit të mbledhë deputetet qe janë me pushim dhe të marrë një ligj vetëm me një paragraf. 

Ndalohet nderhyrja tek Teatri dhe ndalohen aktivitetet ne TK. Pas kësaj të gjithë së bashku të bëjmë maksimumin për zgjidhjen më të mirë që mbron pasurite tona”, shprehet Malaj

Ora 11:59
Pas demokratëve, edhe LSI i bashkohet artistëve tek Teatri Kombëtar

Jo vetëm PD. Edhe ish-deputetë të LSI kanë shkuar ditën e sotme tek ambientet e Teatrit Kombëtar, në mbështetje të artistëve që kërkojnë mos shembjen e tij. Të pranishëm kanë qenë ish-deputetët Endrit Braimllari, Floida Kërpaçi dhe Petrit Vasili.

Ora 11:57
Neritan Liçaj përlotet përpara Teatrit Kombëtar (VIDEO)

Aktori i mirënjohur Neritan Liçaj është përlotur paraditen e sotme ndërkohë që qëndronte përballë godinës së Teatrit Kombëtar i cili sot është rrethuar nga forca të shumta policie. Ai ka mbajtur në dorë edhe një letër ku shkruan 'Unë jam teatri'.

Ora 10:53
Protesta e Teatrit/ Basha ndjek me vëmendje mesazhet… në celular (VIDEO)

Pasi janë futur në ambientet e brendshme të Teatrit Kombëtar, kryedemokrati Lulzim Basha bashkë me ish-deputetët demokratë janë ulur në vendin e spektatorëve ku disa artistë kanë mbajtur edhe fjalën e tyre të shoqëruar me duartrokitje nga të pranishmit në sallë... por jo nga Lulzim Basha. Ky i fundit është parë gjatë gjithë kohës me celular në dorë, pa vëmendje tek artistët.

Ora 10:52
Një person humbet ekuilibrin dhe bie në pishinën pranë Teatrit Kombëtar (VIDEO)

Gjatë momentit kur demokratët bashkë me disa aktivistë janë futur në ambientet e brendshme të Tetarit Kombëtar, një person ka humbur ekuilibrin duke rënë në pishinën që ndodhet pranë godinës. Ai ka qëndruar për disa momente pa ndjenja por më pas është përmendur. Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje duke i dhënë edhe ndihmën e parë mjekësore.

Ora 10:39
Artistët me në krye Bashën hapin derën, hyjnë brenda Teatrit Kombëtar (FOTO-VIDEO)

Aktivistë të PD me në krye liderin demokrat Lulzim Basha kanë hyrë në ambientet e brendshme të Teatrit Kombëtar duke kundërshtuar forcat e policisë. Ish-deputetët demokratë janë parë pranë artistëve ndërkohë që kryedemokrati kka qëndrur më i tërhequr me komunikime të vazhdueshme përmes celularit të tij

Basha ka postuar edhe foto nga ambientet e brendshme të teatrit në faqen e tij zyrtare. "Brenda Teatrit Kombetar ku Banda e Edi Ramës kishte nisur cmontimin. Aleanca per Teatrin dhe qytetaret i larguan dhe u futen brenda. Krenar per forcen e qytetareve te bashkuar!", shkruan Basha.

Ora 10:33
Meta: Respekt për artistët, as sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën

1563265664_metaaa.jpg

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me rrethimin e godinës së Teatrit Kombëtar nga forcat e policisë për të shmangur konfrontimet e provokuara nga aktivistë të PD. Meta i bën thirrje policisë që të respektojë artistët.

"Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht, në respekt të dinjitetit njerëzor dhe kontributeve të vyera që kanë dhënë për artin e kulturën kombëtare.

As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor '90!

Shumë turp! Shumë turp! Shumë turp!",shkruan Meta.

Ora 10:15
Protesta te Teatri Kombëtar, artistëve ju bashkohen aktivistët dhe kreu i PD (FOTO)
Ora 10:10
Basha: Me teatrin po pastrohen paratë e drogës (VIDEO)

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur pranë Teatrit Kombëtar ku aktivistë dhe drejtues të tjerë të PD vijojnë të shtyhen me policinë duke tentuar edhe të futen në ambientet e brendshme të tij. Basha është shoqëruar edhe nga sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, dhe ish-deputetët Ervin Salianji, Albana Vokshi, Klevis Balliu.

Basha u shpreh se qeveria po paston paratë e drogës me Teatrin Kombëtar. Ai tha se PD do vijojë të mbështesë aksionin e Aleancës për Teatrin për të mbrojtur godinën.

"Me teatrin po pastrohen paratë e drogës. Para çdo shqiptari duket se nuk kemi qeveri por një bandë. Duhet të bëhemi gati për t'i dhënë një përgjigje ashtu si më 30 qershor. Aleanca për Teatrin ka përcaktuar të gjithë aksionin këtu. ne do jemi këtu për ta mbështetur", tha Basha.

Ora 10:09
Aktivistët e PD shtyhen me policinë tek Teatri Kombëtar (VIDEO)

Janë shënuar disa incidente përpara Teatrit Kombëtar ku disa aktivistë vijojnë qëndresën prej disa ditësh. Disa prej tyre janë shtyrë me policinë. Ndërsa për një moment kanë arritur të hapin edhe derën e teatrit. Forcat e shumta të policisë janë përpjekur të neutralizojnë situatën. Gjatë shtyrjeve me policinë i pranishëm ka qenë edhe regjisori Edmond Budina.