TIRANE- Kongresi i Partisë Socialiste do të mbahet në 29 Shkurt. Kjo është vendosur në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste të mbledhur nga kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm në selinë rozë. Pas përfundimit të mbledhjes Rama tha se brenda 2020 të gjitha shërbimet do të ofrohen online, ndërsa e quajti procesin e rindërtimit të banesave 'prioritetin e prioriteteve'.
Rama vuri theksin tek parimi një burrë, një grua për drejtimin e organizatave të PS, për të vënë në zbatim barazinë gjinore. Kryesocialisti deklaroi se Kuvendi nuk ka vakum sepse procesi legjislativ po ecën ndërsa reformat po çohen përpara edhe pa Partinë Demokratike.
Ai u shpreh se në mbledhjen e sotme të qeverisë do të merret vendimi lidhur me amnistinë për gratë e burgosura si dhe shpërblimet e pensionistëve. Rama tha se 'duhet të matemi mirë lidhur me vendimin për dhënien e shpërblimeve' pasi siç ai u shpreh situata nuk është normale dhe dëmet nga tërmeti janë të mëdha.
Ditën e djeshme Rama mblodhi kabinetin qeveritar për të bërë një bilanc të punës e 6 muajve të fundit të vitit, si dhe për të diskutuar masat që do të merren për të përballuar pasojat e tërmetit.