Rama rrëfen takimin me Thaçin në Hagë: Burgosja e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi ulëritëse në zemër të Europës

21 Dhjetor, 11:33 | Përditesimi: 21 Dhjetor, 11:33

Kryeministri Rama gjatë podkastit “Flasim”, foli për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. 

Sipas tij, procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së buron nga një “farsë” e nisur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe e vazhduar në Gjykatën Speciale në Hagë.

A.A/Shqiptarja.com