Rama shpjegon si do të funksionojë ‘Shkalla e Meritës’: Provim kombëtar unik për punonjësit e administratës, sipas modelit të Cambridge! Certifikatë 4-vjeçare për ata që kalojnë

2 Nëntor, 15:29 | Përditesimi: 2 Nëntor, 15:29

Kryeministri Edi Rama prezantoi mënyrën se si do të funksionojë “Shkalla e Meritës”, reforma që synon të garantojë promovimin në administratën publike mbi bazën e aftësive dhe profesionalizmit. Punonjësit do t'i nënshtrohen një provimi kombëtar unik, të organizuar në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Arsimore, sipas modelit të Cambridge. Ata që kalojnë testimin do të pajisen me një certifikatë të vlefshme për 4 vite, e cila do t'u mundësojë pjesëmarrjen në konkurset për ngritjen në detyrë.

 

A.H/Shqiptarja.com