Rama: Sot të gjithë ndërtuesit në Durrës të paraqiten për riparuar dëmet nga tërmeti

2 Dhjetor 2019, 09:48

Kryeministri Edi Rama u bëri një apel të fundit gjithë ndërtuesve në Durrës, që ishte një nga dy zonat më të prekura nga tërmeti, që sot të paraqiten dhe të marrin përsipër dhe të riparojnë të gjitha dëmet e shkaktuara tërmeti. "Sot brenda ditës të merret në bashkinë e Durrësit lista e ndërtuesve të pallateve të ndërtuara dhe të gjithë të njoftohen nëse nuk paraqiten që të marrin përsipër dhe të riparojnë të gjitha dëmet e shkaktuara nën supervizimin e rreptë të grupeve të inspektimit. Kush do ti shmanget këtij detyrimi do të jetë i akuzuar drejtëpërdrejtë përpara organeve të drejtësisë, do ta çojmë ne në akuzë dhe do të kërkojmë burgim për papërgjegjshmëri.

Bëhet fjalë për dëmtime që nuk kërcënojnë qëndrueshmërinë e godinës, por që vënë në pamundësi banueshmërinë e saj dhe që kanë të bëjnë me abuzime të ardhura pas,  gjatë ekzekutimit të lejes së ndërtimit. Është e vërteta e sigurt që ndërtimet e reja të bëra që nga mesi i viteve '90 dhe pas, 99% e tyre kanë qëndruar më së miri. Pjesa tjetër, shumë e vogël, në 99% të rasteve është abuzivizëm nga individë dhe jo kompani që kanë ndërtuar shto ujë dhe shto miell dhe në një për qindje të vogël nga kompani që kanë abuzuar me vetë lejen" tha Rama duke paralajmëruar për herë të fundi, pasi dje u shpreh qartë se i pret burgu.

  •  

    No videos found.