Rama: Ndërtuesit të riparojnë vetë pallatet e dëmtuara nga tërmeti ose burg! Doja të ishte këtu edhe opozita

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka krijuar Komitetin Kombëtar të Rindërtimit pas tërmetit tragjik. Mbledhja e parë që u drejtua nga Kryeministri, përbëhej nga qeveria, organizatat humanitare, Akademia e Shkencave, Universiteti, Sipërmarrja, Bankat, Inxhinierët, Arkitektët&Urbanistët në tryezën e Këshillit të Ministrave. Në këtë mbledhje u vendos që të gjitha fondet që do të mblidhen nga shoqatat dhe institucionet të bashkohen, ndërsa shpenzimet të monitorohen nga të gjithë. Kryeministri kishte një thirrje të fortë për ndërtuesit duke u kërkuar që të riparojnë vetë dëmet në pallatet që nuk kanë dëmtime të konsiderueshme, pasi në të kundërt do të përfundojnë në burg. "Të bashkuar për t’u ringritur. E mira do të ishte që i gjithë fondi të bashkohej. Do të vendosen të gjitha buxhetet në një dhe këtu vendosen si shpenzohen dhe monitorohen" tha Rama.

Ende nuk ka një faturë për dëmet, por inxhinieri Arben Meçe i tha kryeministrit se duhet të përgatitet për një dëm mbi 500 milionë euro.  “Zoti kryeministër përgatituni për një dëm mbi 500 mln euro. Edhe 10 mln, edhe 20 mln, 100 mln është hiç përpara dëmit që do të përballojë Shqipëria. Çka do të thotë mobilizimi i kësaj sasie kërkon organizim dhe vëmendja jonë kryesore është të organizohemi që në mënyrë kapilare të zbresin deri tek qytetari. Jemi në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, kjo do të thotë mobilizim, nuk ka vullnetarë tani. Unë i jam përgjigjur mobilizimit që më mbështeti. Sot nuk ka diskutim për transparencë investimesh, ajo është e padiskutueshme. Nuk duhet ta diskutojmë kurrë. Ajo duhet të jetë e centralizuar dhe të gjithë kemi një gjeneral. Nuk e di kush është, sot kemi ardhur me një letër. Unë duhet të isha në punë. Unë dua detyrën zoti gjeneral, me jep detyrën sepse për atë kam ardhur. Nuk kam ardhur për të treguar sa i ndershëm jam. Sot duhet të nisim punën. Nuk duhet të humbasim asnjë sekondë. Me jep detyrën sepse për atë kam ardhur”, tha Meçe.

Kryetari i Komitetit do të jetë Arben Ahmetaj, që do të menaxhojë të gjitha fondet që do të mblidhen. Ahmetaj propozoi që ti kërkohet me shkrim FMN të marrë pjesë me fondin e fatkeqësive natyrore. 'Buxheti i rindërtimit të jetë brenda buxhetit të shtetit, pra të jetë si një zgjatje e buxhetit të shtetit, të jetë aty që të mbetet në kohë' tha ai.  Gjithashtu, kreu i qeverisë u kërkoi shoqatave të ndërtuesve dhe bankave që të vijojnë të mbledhin lekë, "që të jemi të qartë, se ide i mirëpresim, por na duhen më shumë kontribute" tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:43
Rama: Dy nga familjet e prekura nga tërmeti duan të ikin nga Thumana

1575215048_Screenshot1.jpg
Kryeministri Edi Rama u shpreh se dy nga familjet e prekura nga tërmeti tragjik në Thumanë i kanë kërkuar që të zhvendosen në Tiranë për t'u larguar nga ai vend që u mori familjarët e tyre nën rrënoja. "Durrësi është në gjendje katastrofike, por jashtë rrezikut. 99% e godinave në Tiranë dhe në Durrës janë të sigurta. Këtë do të na e thonë edhe tanët edhe të huajt, se duam gjithmonë një dopjo vulë.

Dy nga familjet duan të ikin nga Thumana dhe të vijnë në Tiranë pas tragjedisë. Mediat po bëjnë një hata, kërkojnë faturë financiare dhe të shkojnë njerëzit në burg që në ditën e parë.  Media është skandaloze, por kjo nuk ka diskutim, nuk janë të gjithë njëlloj. Kanë ikur me mijëra njerëz nga terrori. Njeriu mund të thotë po iki fare se ka ardhur fundi i botës, por nuk është e vërtetë se godinat janë të gjitha duke rënë. Një shkëndijë mund të sjellë një bombë demografike" tha ai.

Ora 16:17
Rama: Pallatet t'i riparojnë vetë ndërtuesit ose do të shkojnë në burg

Pallatet që kanë pësuar dëme, jo të konsiderueshme duhet të rikuperohen nga vetë ndërtuesit. Kështu deklaroi Rama sot në mbledhjen e Komitetit të Ndërtimit, ose në të kundërt tha ai, do të shkojnë në burg. "Riparimet janë pjesa më e madhe dhe kushtojnë shumë. Inventari është shumë i rëndësishëm, prandaj kemi thirrur ekspertë të huaj për shkak të kësaj lukunie që bën gam gam. Besimi sot te ndërtuesit është përtokë për shkak të imazhit që krijohet.

Por godinat e reja e kanë përballuar testin. Edhe dicka, ata që i kanë ndërtuar ata që janë dëmtuar, të shkojnë ti riparojnë ose të përgjigjen para ligjit dhe të shkojnë në burg. Se nuk ka mundësi të riparojmë pallate që kanë shfaqur dëme të rikuperueshme se janë bërë gabime në zbatim. Edhe në këtë kategori ka jo pak dhe të vijnë dhe ata që i kanë bërë dhe ti riparojnë, ata që janë të riparueshme

Do të bëjmë dënimin me burg 7-15 për ata që shkelin lejen e ndërtimit. Gjithashtu arkitektët që nuk e denoncojnë ndërtuesin por i shkojnë nga pas, ata janë gardiani. Por edhe përgjegjësi për konstruksionin. Kjo ka qenë një betejë e humbur për vete, e kam humbur...po nuk u vendosën sanksione të forta. Sanksionet duhet të jenë të egra si tërmeti, në vend se ta hanë familjet e pafajshme ta hanë ata që shkelin ligjin" tha ai.

Ora 15:54
Rama tregon si do veprohet me ata që shtëpinë e shembur s'e kanë pasur në tokën e tyre

Kreu i qeverisë tha se për ata që shtëpinë e shembur nga tërmeti nuk e kanë pasur në tokën e tyre do të shikohet një tjetër opsion për zhvendosjen e tyre. "Ka vende ku rindërtimi po aty është gjëja më normale, por ka vende ku prishja aty dhe rindërtimi në një vend tjetër është oportune. Apo ka familje që janë në fshat, dy kategori; që kanë tokën e tyre, bagëtinë dhe prodhimin dhe nuk ikën dhe je i detyruar të ndërtosh atje. Ka të tjerë që nuk e kanë tokën e tyre, dhe si mund të rindërtojmë atje, kur nuk e kanë tokën e tyre?! Mund të ofrojmë një zgjidhje për të ardhur pranë qytetit për të rindërtuar jetën e re" tha Rama.

Ora 15:34
Rama: Arkitektë të huaj për të rindërtuar banesat e shembura nga tërmeti

1575209480_ramaa.jpg
Pas grupeve të kërkim shpëtimit, vlerësimit të banesave dhe ekspertëve për nxjerrjen e fajtorëve, kryeministri Rama u shpreh sot se ka ftuar edhe arkitektë të huaj për rindërtimin e banesave që janë shembur nga tërmeti.  "Kryetari i Komitetit Ahmetaj është përgjegjës për të sjellë një rend dite dhe për të informuar Komitetin. Nuk do të doja të fusnim hundët në punët e tyre (shoqatat), por të arrijmë që fondin e buxhetit dhe të qytetarëve. Ajo që ne duam të imponojmë është që të bëjmë maksimumin mos të ketë veprime sporadike. Mua nuk më pëlqen ideja që në këtë situatë të cohet njëri dhe niset me zemër të mirë dhe bën një shtëpi, pa qenë paraprakisht i dakordësuar mbi një plan dhe disa standarde. Në mbledhjen e ardhshme do të kemi shumë informacion. Kemi ftuar edhe arkitektë të huaj për të krijuar një masë projektesh mbi disa standarde. Në këto shtëpi të rrënuara duhet të cojmë një standard të ri për jetën e re që do të nisë" tha ai.

Ora 15:17
Komiteti i Rindërtimit, Rama: Do të doja të ishte këtu edhe opozita,s'kemi çfarë të ndajmë (VIDEO)

Kryeministri Rama deklaroi se do të donte që në këtë tryezë të Komiteti të Rindërtimit do të donte që të ishte pranishme edhe opozita.  "Ky komitet ngrihet për të qenë një institucion që sugjerojë të gjithë procesin e adresimit të plagëve dhe të kurimit të tyre deri në momentin kur programi i rindërtimit do të jetë i përfunduar.

Besoj që të gjithë bashkë duhet të biem dakord për transparencën në përdorimin e të gjitha të ardhurave për kurimin e këtyre plagëve. Qeveria është përgjegjëse për buxhetin e shtetit dhe atë që do të vendosë në dispozicion. Edhe buxheti që do të vendoset në funksion duhet të jetë e monitoruar, ashtu sikur edhe fondet e mbledhura nga organizatat e solidaritetit.

Ky komitet është garanti se programi i rindërtimit do të jetë vërtetë fryt i të gjithëve. Qeverisja e këtij procesi bëhet në këtë nivel. Do të doja të ishte këtu edhe opozita, pasi janë të mirëpritur gjithmonë. Do të doja të ishte këtu edhe opozita dhe janë gjithmonë të mirëpritur. Sepse këtu nuk kemi çfarë të ndajmë dhe nuk kemi çfarë dallimesh të kërkojmë tek njëri-tjetri. 

Ajo çka besoj që e ndani me mua është barra kolosale e kësaj sfide, është një sfidë tejet e vështirë jo vetëm në aspektin financiar, por në të gjithë hallkat e veta për të garantuar proces. Nuk është e thënë që nëse i ke fondet ke dhe suksesin në rast se nuk arrin të organizohemi si duhet. Të bëjmë çmos që të ulim në maksimum shfaqjet sporadike dhe të japim mesazhin për të gjithë që të kanalizojmë kontributet  përmes këtij komiteti që është garant i të gjitha palëve" tha Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TONI TIRANE: 02/12/2019 05:41

    Nuk duheshin ndertuar shtepine ne rene dhe keneta!!!!! Ato qe jane demtuar nuk behet. duhen rindertuar nga a para dhe ne je kenete dhe rere. Kjo qe kaloi ishte katastrofe. MJAFT ME, mos perserisni te njejtat gabime. ndertime pa leje dhe aty ku nuk duhet.

    Përgjigju
  • Ta ve lala sone: 01/12/2019 19:19

    O Edi Rama kush i lejoj kta të bën kto katrauara. Pse se fut të burg qenin bajg salhe. Se si është kuçedra e Shqipris.

    Përgjigju
  • vali: 01/12/2019 18:33

    Z, EDI RAMA KRYEMINISTRI ME I MIRE QE KEMI PATUR,,,ASNJE SHTEPI APO PALLAT MOS RIPARO,,,SE I KANE BERE PA LEJEN E BASHKISE,PA PLAN,PROJEKT,,DHE I KANE TE PASIGURUARA,,,,NUK ESHTE FAjI YT DHE I YNI TI RIPAROJME SHTEPITE E PALLATET,,,,NUK KE PSE TE HARXHOSH TAKSAT TONA PER RIPARIMIN E SHTEPIVE TE SHPELLAREVE,,,NUK I THIRRI KUSH NE DURRES E KENETE ,,VETE ERDHEN,,PO TE KISHIN QENDRUAR NE MALE ,,ASGJE NUK DO I GJENTE ,,,POR ERDHEN NE ULTESIRE PER TE SHKATARRUAR QYTETET,,,QE SI TE ARDHURA KANE TURIZMIN,,,SI MUND TE VIJNE TURISTET DUKE PARE KENETEN,,PLAZHIN E DURRESIT,,APO KAMEZ- DHE RRETHINAT E TIRANES...

    Përgjigju
  • redi: 01/12/2019 16:48

    Zoti Rama kryesorja eshte qe ne cdo qytet ose zone rurale kordinatir te jene inxhinier te zote ndertimi qe njohin problematiken su dhe koston qe duhet . Menaxher te shkelqyer per ndertimin ka sa te duash por duan mbeshtetje per te kryer detyrat . Vetem ne kete menyre suksesi do jete i sigurte

    Përgjigju
    • Tomi: 01/12/2019 19:24

      Vetem kur permend vete fjalen BURG eshte e pranueshme.Kur e thote populli nuk ka vlera se ne jemi dele nuk dime asgje.Kur flet populli thote drejtohuni nga prokuroria kur e thote vete ska prokurori.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bota e tenisit është e kaltër, Sinner dhe Berrettini mposhtin Holandën! Italia fiton Kupën Davis

Bota e tenisit është e kaltër, Sinner dhe Berrettini mposhtin Holandën! Italia fiton Kupën Davis