TIRANE-Kryeministri Edi Rama tha mbrëmë se për hir të dialogut është gati të shkojë edhe në selinë e PD-së, por Lulzim Basha u përgjigj sot duke u shprehur se i ka dërguar një plan për zgjidhjen e krizës politike dhe Reformën Zgjedhore. Për të diskutuar për paketën anti-krizë të opozitës, të ftuar në studion e emisionit 'Repolitix' të drejtuar nga Denis Minga janë; Petro Koçi, Nard Ndoka, Lefter Maliqi dhe Ilir Yzeiri.
Nard Ndoka, kryetar i Partisë Demokristiane të Shqipërisë u shpreh se për krimet zgjedhore Rama është po aq fajtor sa Gjiknuri. "Si Damian Gjiknuri si Rama janë njëlloj në përgjime në krimin zgjedhor. Gjiknuri është një hap më para me grupet e zjarrit, ekzekutiv.
Nëse pranon largimin e Gjiknurit, Rama e pranon dhe duhet të largohet edhe vetë. Rama po përpiqet të hapë një axhendë demagogjike. Edhe pak ditë na ndajnë nga data 18 Tetor. Ne e konsiderojmë si ngjarjen më të rëndësishme për vendin tonë. Thjeshtë një tabelë qitje tashmë në sytë e ndërkombëtarëve. Kriza është komplekse është një pjesë e saj" tha Ndoka.
Rendit zhvillimet sipas orarit: