Basha shtyn dialogun për zgjedhoren, kushte të reja Ramës: Jo reformë me opozitën e re....Platforma me 5 pika!

TIRANË-  Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama të bërë një dite më parë në Report Tv, se është i gatshëm të shkojë deri në PD për zgjidhjen e krizës politike, lideri demokrat Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu aletatët.

Pas mbledhjes, Basha tha se i ka dërguar Ramës një plan për zgjidhjen e krizës politike dhe Reformën Zgjedhore, ndërsa paralajmëroi se nëse ai nuk e zbaton do duhet të hapë 'krahun'. Por tashmë për zgjidhjen e krizës Basha nuk përmendi kushtin për largimin e Ramës, por shtoi se kjo nuk është një çështje mes tyre, por për Shqipërinë.

Ndërsa kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se Rama fillimisht duhet të përmbushë pesë pikat që përmban platforma e opozitës së bashkuar për zgjidhjen e krizës politike dhe më pas të vijë në PD për të dialoguar.

Pesë pikat e dërguara nga opozita për zgjidhjen e krizës politike, kanë në thelb Reformën Zgjedhore. Përveç kushtit për largimin e Gjiknurit nga drejtimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore tashmë opozita joparlamentare kërkon edhe largimin e Rudina Hajdarit si përfaqësuese e opozitës së re nga bashkëdrejtimi i këtij komisioni.

"Asnjë komision parlamentar, i drejtuar nga individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore. Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare", thuhet në platformën e opozitës së re.

Gjithashtu opozita kërkon që ky proces të drejtohet nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë, një përfaqësues i parlamentit dhe një përfaqësues i opozitës së bashkuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:16
Kriza politike dhe Reforma Zgjedhore/ Deputetët e CDU-CSU mbërrijnë në selinë e PD-së

Deputetët e CDU-CSU mbërrijnë në selinë e PD-së.

Ora 12:01
Ftesa për dialog/ Mediu: Rama të mos bëjë lojëra, të analizojmë problemet

Në përfundim të mbledhjes me Bashën dhe partitë e tjera aleate, kreu i PR, Fatmir Mediu ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama për krizën politike, teksa është ndalur edhe te ftesa e kreut të qeverisë për dialog.

" Preokupimin dhe angazhimin e opozitës është sesi duhet t'i përgjigjemi me përgjegjësi maksimale. Duhet specifikuar se cilat duhet janë hapat për të plotësuar detyrimet që garantojnë standartet europiane. Reformë elektorale me ekspertë nga PD dhe partitë e tjera. E papranushme për Ramën, që të bëjë lojëra fjalësh. Cilat janë problemet e Shqipërisë dhe ato janë në anën e Ramës, ia kemi bërë ofertën për zgjidhjen e krizës. Ka nevojë për të mbajtur përgjegjësi dhe ai është përgjegjësi kryesor", tha Mediu.

Ora 12:01
Kryemadhi pas ftesës së kryeministrit për dialog: Rama të kthejë përgjigje për 5 pikat, pastaj të vijë në PD

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka folur pas mbledhjes së aletarëve të djathtë në selinë blu. Kryemadhi ka deklaruar se platforma me 5 pika që i është dërguar kryeministrit Rama është një strukturë strategjike që kërkonë palë nga mazhoranca dhe opozita për zgjidhjen e krizës politike. Ndërsa për deklaratën e një dite më parë që kreu i qeverisë bëri në Report Tv se është i gatshëm të shkojë deri në PD për zgjidhjen e krizës politike, Kryemadhi u shpreh se ai duhet të kthejë përgjigje për platformën dhe më pas të vijë për dialog në PD.

"Është një diskutim shumë i gjatë, që ka të bëjë me platformën dhe paketën anti-krizë që opozita vazhdon ta ndërtojë dhe ta pasurojë me elementë të tjerë, gjë që e bën të domosdoshme për të ngritur dhe për të vazhduar pastaj me grupet e punës që ne kemi thënë më përpara.
Znj. Kryemadhi Partia Demokratike në tryezën e Reformës zgjedhore  propozoi një formulë ekstra parlamentare për reformën zgjedhore, ku do ishin prezent vetëm përfaqësues nga PD, PS shtuar ndërkombëtarët?
E para njëherë nuk është e vërtetë kështu, është një strukturë strategjike që do të thotë një palë përfaqësues nga mazhoranca, një palë nga opozita dhe një palë nga ndërkombëtarët që kanë qenë njerëzit kryesorë që janë marrë me çështjen e Reformës Zgjedhore dhe partnerët ndërkombëtarë që kanë ndjekur hap pas hapi. 
Por mos harroni që ajo çfarë është propozuar një javë më përpara është një nga 9 pikat e kushteve të Bundestagut, që janë shumë të domosdoshme, shumë të domosdoshme dhe kushte, të cilat pa to nuk vazhdojmë dot më në konferencën e dytë. Kështu që e gjithë kjo strukturë, pra të gjitha ato 9 kushte ju sugjeroj që të merreni seriozisht me këto 9 kushtet dhe t'i lexoni një nga një dhe t'i përmendni ditë për ditë. Janë kushte të domosdoshme, të cilat duan një zgjidhje dhe kjo është e vetmja platformë anti-krizë që nxjerr vendin nga kriza.

Zoti Basha tha PD - PS
Me thënë të drejtën duhet bërë research për t'iu vëzhguar edhe juve dhe gjithë të tjerët. Mund të ketë qenë lapsus i zotit Basha, por mos harroni që është përfaqësi e opozitës. Zoti Basha nuk përfaqëson më PD-në, përfaqëson opozitën, ai përfaqëson PD-në brenda PD-së. Zoti Basha përfaqëson opozitën, prandaj mos u merrni me këtë dhe mos u merrni me mekanizmat e zotit Rama.
Në kushtet ku mazhoranca nuk pranon këtë strukturë me praninë e ndërkombëtarëve, cili do të jetë qëndrimi i opozitës?
Ne vazhdojmë me axhendën tonë. Kjo do të thotë që zoti Rama ka qenë njeriu refraktar dhe anti-dialog gjithmonë. Z. Rama ka problemin e tij më të madh të ruajë kokën e tij, problemi nuk është për të ruajtur kokën e z. Rama . Problemi është si të nxjerrim vendin nga kriza, si t’ju krijojmë shqiptarëve mundësi për të jetuar të sigurt dhe të kenë mundësinë e punësimit në Shqipëri dhe si t’ju japim shansit të gjithë atyre shqiptarëve që kanë ikur të rikthehen dhe të kenë një jetë më të mirë se ç’duhet. Mos harroni se 9 kushtet e Bundestagut Gjerman do të pasurohen me kushte të tjera që do të vinë nga vende të tjera. Kemi akoma Francën, kemi Holandën që bën një qëndrim me thënë të drejtën shumë refraktar dhe që është i frikshëm për Shqipërinë. Pra janë situata dhe unë nuk mendoj se është çështja se çfarë thotë z. Rama, çështja sot është si të nxjerrim vendin nga kriza dhe për këtë mendoj që të gjithë duhet të mendojmë bashkarisht.
Kryeministri Rama ka deklaruar se është i gatshëm të vijë dhe në selinë e Partisë Demokratike për të diskutuar mbi reformën zgjedhore me koalicionin opozitar?
Po shumë mirë le të vijë në selinë e Partisë Demokratike, por ai në emër të Partisë Demokratike dhe të gjithë opozitës ka 5 kushtet që ja kemi dhënë, të kthejë përgjigje për këto dhe pastaj hajde se flasim dhe takohemi se nuk është problem për të takuar z.Rama.  Zoti Rama kështu është humorist i devotshëm sidomos tani dhe kohët e fundit që kemi mbetur pa humorist.", u shpreh Kryemadhi.

Ora 11:50
Basha: I kam dorëzuar Ramës planin për nxjerrjen e vendit nga kriza, ta zbatojë ose të hapë krahun/ PLATFORMA me 5 pika

Lideri demokrat Lulzim Basha u shpreh sot pas mbledhjes me aleatët se i ka dërguar kreut të qeverisë Edi Rama një platormë me 5 pika për zgjidhjen e krizës politike në vend.

"Kjo nuk është një çështje për Ramën, nuk është një çështje për Bashën. Shqipëria është në krizë, vendi është në krizë. Ne kemi një plan për ta nxjerrë vendin nga kriza, për Reformën Zgjedhore. Ne kemi një plan për ta nxjerrë vendin nga kriza. Ja kemi dorëzuar Ramës dhe përfaësuesve të tij. Të marrë ta zbatojë dhe nëse nuk e zbaton dot të hapë krahun se e zbatojmë ne", u shpreh Basha.

PD ka publikuar edhe platformën që i është dorëzuar Ramës për zgjidhjen e krizë politike.

1. Opozita e Bashkuar i përgjigjet pozitivisht ftesës së partnerëve ndërkombëtarë për reformimin e kuadrit ligjor për zgjedhjet në Shqipëri.

1.1. Si një nga kushtet për integrimin e Shqipëriaë, Opozita e Bashkuar angazhohet të mbështesë realizimin  e reformës zgjedhore. 
 
1.2. Reforma e vërtetë Zgjedhore duhet të realizohet nga institucione apo subjekte zgjedhore që kanë vullnet për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe që nuk janë objekt i hetimeve për vjehdjen e zgjedhjeve, si në dosjet nr. 184/2016 apo nr. 339/2017, 

1.3. Diskutimet mbi Reformën Zgjedhore duhet të jenë transparente, gjithëpërfshirëse dhe publike, duke përfshirë në hartimin e saj edhe përfaqësues të të gjitha grupeve të interesit dhe shoqërisë civile.
 
1.4. Asnjë komision parlamentar , I drejtuar nga individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale, nuk gëzon legjitimitetin për realizimin e Reformës Zgjedhore. Asnjë Komision që ka në përbërje dhe drejtim individë që nuk përfaqësojnë opozitën, nuk mund të përcaktojë rregullat për pjesëmarrje në zgjedhje të partive politike opozitare.
 
1.5. Opozita e Bashkuar propozon që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtar (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.), një përfaqësues i Parlamentit monopartiak dhe një përfaqësues i Opozitës së Bashkuar. Produkti i dakordësuar nga kjo strukturë, pasi i nënshtrohet konsultimit me publikun, nëpërmjet formave dhe metodave që mundësojnë marrjen e mendimit të qytetarëve, miratohet pa ndryshime.
 
2.Reforma Zgjedhore është e nevojshme për përmirësimin e aspekteve teknike të organizimit të zgjedhjeve, por e pamjaftueshme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
 
2.1. Ligji elektoral dhe legjislacioni penal që mbron zgjedhjet demokratike më së pari janë të nevojshme të zbatohen. Asnjë Reformë nuk mund të jetë e suksesshme nëse nuk ekziston vullneti politik dhe institucional për të zbatuar ligjet në fuqi.
 
2.2. Opozita e Bashkuar mbështet qëndrimin e Misionit të OSBE-ODIHR se “Kuadri ligjor aktual mund të ofronte një bazë të shëndoshë për zgjedhje demokratike, nëse do të zbatohej në mënyrë të paanshme dhe me një vullnet të sinqertë politik”. Për pasojë, organet e zbatimit të ligjit duhet të hetojnë në mënyrë të plotë, të menjëhershme dhe transparente çdo akuzë për shkelje zgjedhore:

 2.3. Duhet vullnet politik dhe një mekanizëm konkret të zbatueshëm për të realizuar ndarjen e plotë të politikës nga krimi.
 
2.4. Zbatimi i Rekomandimeve teknike të OSBE-ODIHR kërkon ndërhyrje në legjislacionin në fuqi, duke përfshirë Kodin Zgjedhor, ligjin e administratës publike, ligjin për Policinë e Shtetit, Ligjin për Mediat Audio-Vizive, etj.
 
3.    Diskutimi për Reformën Zgjedhore duhet të kryhen sipas një rendi përparësish, me qëllim zgjidhjen e problematikave që kërkojnë vullnet politik për të garantuar zgjedhjet demokratike dhe qeverisjen përfaqësuese dhe kushtetuese, dhe më pas me zgjidhjen e çështjeve me karakter teknik.
 
4.Ofrimi i garancive shtetërore për barazi të subjekteve zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve demokratike që garantojnë ushtrimin efektiv të së drejtës kushtetuese për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Qeveria aktuale nuk ofron asnjë garanci për ndarjen e shtetit nga partia apo politikës nga krimi, duke patur nën kontroll KQZ, policinë, shërbimin informativ, prokurorinë dhe gjykatat. 

5.Ofrimi i garancive për vendimmarrje të drejtëpërdrejtë nga qytetarët, përmes bërjes efektive të Referendumeve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 02/10/2019 16:45

    Flitet se në krye të opozitës rrugore për hartimin e platformës për reformën zgjedhore do caktohen 2 strategët e mëdha, ndërkombëtare, nderplanetare, kozmike për reformën zgjedhore...

    Përgjigju
  • Populli: 02/10/2019 16:37

    Reforma zgjedhore vetem me opoziten ne parlament ju more tutkun keni dale nga sistemi dhe nuk I duheni me askujt ju keni perenduar nje here e mire dhe pergjithmone

    Përgjigju
  • Emigranti: 02/10/2019 14:58

    O pika qe sju bie juve o njerez te degjeneruar qe spaskeni pasur cipe ne fytyre. Jeni duke dhene shpirt politikisht dhe doni ti vendosni kushte atij te gjatit qe tall @@ tere diten me juve.

    Përgjigju
  • Daja: 02/10/2019 14:10

    Ky nuk haka pyke fare,ky qenka nje debil qe se ka shokun,me Monika K..ven do beje shume prokupi,e ke katandisur PD-ne si kokoshi ne nje thele o Lul idioti.

    Përgjigju
  • Populli: 02/10/2019 14:07

    Po kush ju beson me ju te opozites ore derdimen,mbaj afer Monen dhe Nard Ndoken se do besh shume perpara, o Lulush karrabush mbete nga trute.

    Përgjigju
  • Pyka: 02/10/2019 13:46

    Hahaha pinoku i vogjel...lushi i vogjel....sa e do Edi kete...kerkon te bej te fortin...te mashtroi ndonje qe i ka mbetur...hahaha

    Përgjigju
  • Besnik fytyr piçi çfarkarri: 02/10/2019 12:40

    O mona buçja përgjigje për 5 pikat ty dhe burecit tat do tja japi Spaku . E aty do shikosh se si është jeta e vërtet o vrom.

    Përgjigju
  • AltinTop: 02/10/2019 12:38

    Prisni 2021 per zgjedhje... sepse as nderkombtaret dhe as qeveria nuk merret me extremista dhe anti sitstem sic eshte “Opozita e Bashkuar”

    Përgjigju
  • fatmir edepsëz çfarkarri: 02/10/2019 12:38

    Ore shiko jep mënd dhe ultimatum fatmir jevgjit mediu që ka duart me gjakun e 26 vetave të Gërdecit. Kjo është fundi botës për Shqiptarët.

    Përgjigju
  • toni: 02/10/2019 11:46

    jepini ti pij ilacet ky budallai

    Përgjigju
  • Lili: 02/10/2019 11:46

    OoRE ATE PUNE SE BENE DOTI PO LE CKE SHKROJTUR NDONJE BUDALLALLEK

    Përgjigju
  • Raku: 02/10/2019 10:51

    Kur ve kushte dhe Lyli shale ngjituri

    Përgjigju
  • Koli: 02/10/2019 10:31

    Me te degjuar ekam!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja