Premtimin e kreut të qeverisë Edi Rama se pas 30 qershorit bashkitë e djathta nuk do të heqin asnjë grua nga puna, gazetari Artan Hoxha e quajti të vështirë për t'u përmbushur pasi sipas tij këtë e kanë në dorë vetëm kryetarët e bashkive.
"Edi Rama premtoi se nuk do heqë asnjë grua nga puna, por këtë nuk e ka në dorë Edi Rama,por kryetarët e bashkive, pasi ata nuk mund të punojnë me ata që kanë punuar kundërshtarët e tyre", deklaroi Artan Hoxha.