Rama: Përjashtim përjetë nga administrata për këdo që kryen krime elektorale...koha që të treten rrugëve (VIDEO)

Nga Gjirokastra ku prezantoi Flamur Golemin si kandidat të Partisë Socialiste për bashkinë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se askush nuk do të tentojë që të shkaktojë trazira në ditën e zgjedhjeve.

Më pas Rama ka shtuar se ka ardhur koha që opozita të tretet rrugëve pasi këtë rrugë ka zgjedhur që me djegien e mandateve. Kryeministri ka theksuar se kushdo që do të kryej krime elektorale aktualisht dënohet me përjashtim të mundësisë për të punuar në administratë me 10 vjet por sipas Ramës, PS do ta bëjë që këta persona të përjashtohet përjetë nga administrata.

Rama shtoi nga Gjirokastra se është i bindur se me 30 Qershor do t’i fitojë të gjitha bashkitë, madje edhe ata që sot janë nën drejtimin e PD-së.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:44
Tentoi t'i bllokonte rrugën Ramës në Gjirokastër, shoqërohet në Polici Dasho Aliko

Shoqërohen në Policinë e Gjirokastrës Dasho Aliko, kryetar i PD Gjirokastër dhe Spartak Rasa, sekretar i degës së PD Gjirokastër. Mbi ta rëndon akuza për veprën penale "tubim të paligjshëm". Aliko dhe Rasa ishin organizatorë të protestës së sotme në Virua, me qëllim që të bllokonin takimin elektoral të kryeministrit Edi Rama.

Ora 22:06
Rama me superlativë për Tërmet Peçin: S'është produkt i auditorëve, por i zemrës së madhe të Tepelenës (VIDEO)

Në ndalesën e tij, e cila nuk ishte parashikuar nga shtabi elektoral, kryeministri Edi Rama ka folur me superlativa për kryetarin aktual të Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçin.

"Në kalendarin e takimeve elektorale nuk e di për çfarë arsyeje shtabi elektoral nuk e kishte futur edhe Tepelenën tek takimet. Në mëngjes Tërmeti më tha që do dalim te Ura e Leklit se s'do na vish në Tepelenë. E para njëherë te Ura e Leklit do shkojmë bashkë se mos na e hedhin Tritanin në Vjosë, dhe e dyta nuk mund të iki pa ardhur në Tepelenë.Vërtet Gjirokastra është qendra e qarkut por zemra e qarkut është Tepelena.Në Tepelenë jeni të gjithë ju ama është edhe Tërmeti. Tërmeti që nuk është produkt i auditoreve, po produkt i zemrës së madhe të Tepelenës. Nuk do e harroj asnjëherë këtë mbrëmje, falë këtij burri të lartë të Golikut që erdhi këtu sot, dhe më nderoi me praninë e tij", tha Rama.

Ora 21:47
Tepelenasit thurin këngë për Ramën: Je i madh je burrë shteti, të njeh i gjithë mileti... (VIDEO)

Vargje të thurura për kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë është ndalur në Tepelenë, ku është pritur me këngë iso-polifonike dedikuar atij.

Pjesë nga vargjet për Ramën
Mirëserdhe Edi Rama, ku nuk të ka shkuar fama

në Amerikë te Obama

Ti që s'do reklama

me kala me bedena, të thotë mirëserdhe Tepelena

Je i madh je burrë shteti të njeh i gjithë mileti

Në krah Gramozi e Tërmeti…

Ora 21:12
'Do t'i fitojmë edhe bashkitë e djathta', Rama: Asnjë grua nuk lëviz nga administrata, burrat le ta provojnë... (VIDEO)

Kryeministri Rama nga Gjirokastër ka thënë edhe një herë se është i bindur se do të fitojë edhe bashkitë e djathta. Ndërsa për sa u përket punonjëseve aty ai ka thënë se nuk duhet të tremben aspak pasi PS nuk është si partitë e tjera.
Rama theksoi se asnjë grua që bën punën mirë në administratë nuk do të lëvizi, ndërsa për burrat Rama ka thënë se cilido prej tyre që merr pjesë në aksionet opozitare duhet t'i bëjë mirë llogaritë.

"Në çdo bashki që ne do marrim, në të gjitha, asnjë grua dhe asnjë vajzë nuk do preket në të drejtën për të punuar. Burrat si të duan. Asnjë taksapagues shqiptar nuk japë lekë për persona, që krijon problem me policinë, apo larg qoftë më 30 qershor të shkojë në qendër votim, ta provojë."  ka thënë Rama. 

Ora 20:27
Rama mesazh demokratëve: Si mund t'ju marrin për hunde një grusht njerëzish që kanë probleme me Prokurorinë (VIDEO)

Kryeministri Rama nga Gjirokastra ka dhënë një mesazh për demokratët duke thënë se edhe ata kanë humbje me situatën e krijuar nga partia e tyre. Duke kujtuar shkrimet në mediat e huaja Rama ka thënë se opozita i ka nxirë bojën Shqipërisë në botë dhe kjo ka ndikuar në uljen e numrit të turistëve.

"Ju them ore. Si mundet t'ju marrin për hunde një grusht njerëzish që kanë halle personale me prokurorinë dhe duan ta kthejnë në hall personal të shqiptarëve. Si mund të shkosh në burg për fallxhoren e Lulzimin? Edhe demokratët me esktremistë, në mëngjes hapin dyqanin e tyre dhe në punën e tyre dëmtohen drejtpërdrejt nga ata që i udhëheqin. Ai demokrati çon më pak para se ka më pak turistët se sa do të kishte nëse nuk do t'i nxirrnin bojën Shqipërisë nëpër botë. Edhe për ata të rinj që marrin lek për të sulmuar me Molotov. Demokratët nuk duhet ta tolerojnë. Në çdo bashki që ne do marrim, në të gjitha, asnjë grua dhe asnjë vajzë nuk do preket në të drejtën për të punuar. Burrat si të duan. Nëse duan të shkojnë pas berihait, të vazhdojnë të shkojnë burgjeve. Edhe sikur mos shkojnë në burgje, me ligjin e dekriminalizimit, ata nuk punojnë më në administratë. Ne do e bëjmë përjetë. Ndalim përjetë kush bën krime elektorale. Asnjë taksapagues shqiptar nuk japë lekë për persona, që krijon problem me policinë, apo larg qoftë më 30 qershor të shkojë në qendër votim, ta provojë. Ne do ta ndryshojmë Gjirokastrën. Të bëjmë një Shqipëri të ardhme të mirë. PD është katandisur në partinë e Dashos. Do ndryshojmë Shqipërinë. Asgjë nuk do ndodhë. Kush tenton të bëjë gjë, do paguajë”, ka thënë Rama.

Ora 19:56
Militantët e PD-së tentuan t'i bllokojnë rrugën, Rama nga Gjirokastra: Dasho i Lazaratit me 20 veta në rrugë, janë bërë si eneristët qorra e shurdh (VIDEO)

Pas Dropullit Parku i Viroit është ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama, në kuadër të fushatës zgjedhore në qarkun e Gjirokastrës. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë ka thënë se çdo mbështetje për PS-së do të kthehet në punë.

Më pas ai ka komentuar edhe incidentin me militantët e PD-së kryesuar nga Dasho Aliko, ku ka thënë se ata do të treten rrugëve.

"Vetëm PS do ta shpëtonte, po e shpëton dhe do ta shpëtojë Gjirokastrën, Keqardhje për kundërshtarët tanë që nuk kanë program nuk kanë kandidatët, vetëm Dashos së Lazaratit me një 20 veta që janë aty te rruga. Janë bërë si enveristët qorra e shurdh që mblidheshin në 91, kokëbosh dhe që nuk kuptonin që ishte përmbysur. Besoj që ka njerëz që e kujtojnë atë kohë kur u krijua PD e PS. Ndërsa disa humbameno përpiqeshin ta frenonin ndryshimin. Aq do të fitojnë edhe këta. Njësoj. Aq do të mbahen mend edhe këta. E katandisën PD dhe e lanë rrugëve në mënyrën më të padinjitetshme që mund të ekzistojë. Duke u përpjekur të marrin peng zgjedhjet. Që kërcënon se do të marri peng zgjedhjet. Një parti që u krijua nga ëndrrat dhe shpresat dhe po mbytet në filxhanin e fallxhores. Kemi keqardhje për ta. Por ka ardhur koha që ata të treten rrugëve. Të mos u jepet asnjë mundësi e vetme për tu shpërblyer. Më 30 qershor do tu japim përgjigjen." ka thënë ndër të tjera Rama.
 

Ora 19:01
Ish-kryekomunari i Lazaratit në krye, militantët e PD-së tentojnë t'i bllokojnë rrugën Ramës në Gjirokastër (VIDEO)

Nën udhëheqjen e ish-kryekomunarit të Lazaratit, Dasho Aliko, një grup i vogël militantësh të PD-së, janë grumbulluar në Gjirokastër për të penguar kalimin e eskortës së kryeministrit Rama. Gjatë tubimit ka patur edhe përplasje me policinë, ku këta të fundit kanë tentuar që t'i ndalojnë nga veprimet e dhunshme dhe bllokimi i rrugës.  Kryetari i PD-së në Gjirokastër, Aliko në një pronocim për Report Tv ka thënë se ata janë grumbulluar për të treguar se janë kundër Ramës.

"Është boshatisja e Gjirokastër nga rinia. Lënie në mënyrën më të keqe të mundshme. Kjo nuk është për interesa partiake.  Policia si ushtarë. Kjo është diktaturë. Të ngihen kundër tij. Ju bëj thirrje të gjithët Gjirokastriotëve." ka thënë Aliko.

Militantët e PD-së janë grumbulluar në afërsi të Parkut të Viroit rreth 1 km larg nga vendi i takimit të fushatës së Ramës.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Para Laci: 24/06/2019 07:56

    Vaj me deti kujt i thoni burre shteti Rames po' turp nuk keni se burri qe esht burre nuk eshte pederast, drogaxhi, bandit, ju Tepelnsit jeni shum te mencur i kendoni dhe Enverit dhe Rames, hajde hajde cfar populli,po' prandaj ju ka lene Zoti ne per ato male se nuk dini kujt ti thoni burre shteti

    Përgjigju
  • USA: 24/06/2019 04:47

    Me vjen keq ku kam perfunduar une po ne te njejten kohe me vjen keq ku ka perfunduar politika Shqiptare.Ilaçe i harxhofshi rrogat qe ju paguheni.Serbet e greket edhe macet i kane me te edukuara se"liderit"e ballkanit.

    Përgjigju
  • Erioni: 23/06/2019 20:52

    Lidhet I shkrete po e kuptuar pe PROTESTON nje popull I tere

    Përgjigju
  • Fake news: 23/06/2019 20:30

    Nga video duket si proteste askush nuk I ka bllokuar rugen Diktatorit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur