Rama thirrje shqiptarëve të Malit të Zi: Votoni Listën Shqiptare, ka shumë për të bërë por Gjukanoviç i duhuri

27 Gusht 2020, 11:49 | Përditesimi i fundit: 2020-08-27 13:33:10

Me anë të një video konference kryeministri Edi Rama u ka bërë sot thirrje të gjithë shqiptarëve në Malin e Zi që të votojnë listën shqiptare me datë 30 gusht, kur edhe do të mbahen zgjedhjet.

Rama gjithashtu përsëriti mbështetjen për presidentin Milo Gjukanovic. Sipas kryeministrit natyrisht që ka shumë për të bërë dhe gjithkush mund të ketë kritika, por duke mbështetur Gjukanovic vendi do të shkojë drejt zgjidhjes së këtyre problemeve.