Në samitin që po mbahet në Moldavi, vijojnë negociatat e ndërkombëtarëve për të çtensionuar situatën në veri të Kosovës.
Veç takimit me presidentin Aleksandër Vuçiç dhe liderë të vendeve të rajonit, një takim tjetër është mbajtur gjatë ditës së sotme mes kryeministrit Edi Rama, presidentit Aleksandër Vuçiç ku e pranishme ka qenë dhe Ursula Von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian.
"Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë" shkruan Rama në një postim në facebook ku ka publikuar dhe videon e takimit.