Rama: Turqia dhe Erdogan nuk kanë asnjë influencë në Shqipëri

6 Maj 2021, 18:46 | Përditesimi i fundit: 2021-05-06 18:52:59

Kryeministri Edi Rama në Itali, ka bërë me dije se Turqia dhe Presidenti Erdogan nuk kanë asnjë influencë në Shqipëri. 

Rama gjithashtu tha se vendi ynë dhe gjithë Ballkani i duhen Evropës, ashtu siç Ballkanit i duhet Evropa, duke theksuar se janë vende që duhet të kenë bashkëpunim me njëra-tjetrën.

"Nuk ka dyshim që Turqia është kyce për sigurinë në Bashkimin e BE dhe BE është kyç për një Turqi më të fortë. Kur vjen fjala për rajonin më duhet të them që kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Turqinë, është një marrëdhënie e rëndësishme, marrëdhënia me Erdogan, por dua ta bëj të qartë që nuk ka shenjë, jo më fakt të asaj që kanë pretenduar disa burime që Erdogan po ushtrojnë në Shqipëri apo rajon për otomanizimin e vendit. Nervozohem për lajme të rreme për xhami që ndërtohen xhami në Shqipëri për të influencuar, jo nuk është e vërtetë. Kur vjen puna te xhamitë jemi mirënjohës për projektin e restarurimeve. Nuk shoh në asnjë lloj mënyrë dicka të tillë. Nuk kemi pasur asnjë shtys ënga pala turke për të ndërhyrë për konfliktin që ato kanë pasur me Greqinë", tha Rama.