Nuk do ketë trazira në 30 qershor, e aq më tepër vëllavrasje, siç opozita ka paralajmëruar ditët e fundit. Nga Kukësi, kryeministri Edi Rama u ka kthyer një përgjigje të gjithë opozitarëve, me në krye Lulzim Bashën, i cili pretendon për një skenar të ngjashëm si me Shkodrën në çdo qytet dhe mbi të gjitha Aurel Bylykbashit, ish-kryetari i PD-së në Elbasan. Ai tha se një gjë e tillë, nuk ka shanse që të ndodhë.
"Vëllavrasje s'ka pse të ketë këtu! Janë çmendur të gjithë njëherësh", tha Rama.