Rama vërejtje kryebashkiakëve: Nuk lihen detyrat për të ardhur në Tiranë! Herën tjetër do t’i përmend me emra

24 Qershor, 11:53 | Përditesimi: 24 Qershor, 11:53

Fjalën e tij në përfundim të eventit për infrastrukturën urbane, kryeministri Rama e mbylli me një vërejtje për kryetarët e bashkive. Duke shmangur përmendjen e emrave për këtë herë, tha se duhet të marrë fund sa më parë lënia e detyrave në komunitetin ku shërbejnë për të ardhur në Tiranë. Për të ngushtuar pak rrezen, tha se shqetësimet i kanë ardhur kryesisht nga bashkitë në aksin Tiranë-Korçë.

 

E.H/Shqiptarja.com