Rama: Zyrat e punës janë pasive, do të rikonstruktohen! SKEMA se shteti do i paguajë biznesit të vogël trajnimet për punonjësit

22 Nëntor 2021, 19:59

Kryeminsitri Edi Rama ka bërë me dije se Zyrat e Punës do të ristrukturohen, pasi sipas tyre janë pasive, e ndërsa tha se biznesit të vogël përfitojë fonde nga shteti për trajnimin e kandidatëve.

"Ka vende pune të lira plot, s'po ju sfidoj juve se jeni biznese të vogla se mund të kenë disa që s'kanë vende pune, por edhe midis jush ka subjekte që ka nevojë për punonjës, por kemi vënë re se një pjesë e madhe e këtyre vendeve janë kërkesë të një kualifikimi të caktuar, sado modest, sot edhe kamarier nuk mund të hysh si dikur, nga rruga, duhet një trajnim sado modest, e jo më për disa profile të tjera në ndërrmarje që janë, prandaj kemi vendosur një buxhet që do duhet të organizohet me biznesin, duke ia dhënë biznesin, dhe duke e përdorur fuqinë tërheqëse të biznesit për të identifikuar njerëzit dhe për t'i sjellë ata drejt vendit të punës. Skema me zyrat e punës kështu siç është, ka nevojë për një rishikim sepse është pasive, ndërkohë që agjensia do të marrë nga bizneset nevojat dhe bizneset do të paraqiten me emra kandidatë, por që kanë nevojë për kualifikim, atëherë mbështetja me kualifikim do të bëhet drejtpërdrejtë pranë bizneseve dhe kur të marrë këtë fond do të bëjë edhe punësimin, se për një numër profilesh, janë bizneset që mund të bëjnë trajnimin", tha Rama.