Rama-mjekëve të urgjencës së Lezhës:Premtimi për 500-1000 euro për bluzat e bardha në vijën e zjarrit

7 Prill 2020, 14:55 | Përditesimi i fundit: 2020-04-07 15:00:21

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se premtimi i tij për të dhënë 500-1000 euro shpërblim do të jetë vetëm për ata mjekë dhe infermierë që janë në vijën e zjarrit dhe jo të të gjithë bluzave të bardha në spitalet në vend. Ky reagim vjen pas peticionit të mjekëve të Urgjencës së Lezhës, me këta të fundit që refuzuan shpërblimin prej 5 mijë lekësh, me argumentin se u ishte premtuar ndryshe. 

Në deklaratën e tij, ku thotë "e kam thënë shqip", Rama i referohet deklaratës së tij të dhënë më 10 mars, i cili ka bërë me dije se do të përfitojnë nga ky shpërblim mjekët dhe infermierët që punojnë në spitalet COVID në Shqipëri, që aktualisht në funksion janë Spitali Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi". Gjithashtu përfitojnë vetëm mjekët dhe infermierët që shkojnë për vendosjen e tamponëve që marrin analizat tek zona e blinduar e infektivit, sanitarët dhe shoferët e ambulancave.

    No videos found.