Ranë në kontakt me rrymën, ndërrojnë jetë burrë e grua në Resulaj të Vlorës

23 Korrik 2023, 19:28 | Përditesimi i fundit: 2023-07-23 23:30:38

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Resulaj të Vlorës ku për shkak të kontaktit me rrymën elektrike kanë ndërruar jetë burrë e grua.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak minuta më parë në fshatin Resulaj. Bëhet fjalë për dy anëtarët e familjes Zykaj të cilët i zuri korrenti në shtëpi.