Ranë pre e mashtrimit nga Call Center-at e Shqipërisë, 40 gjermanë thirren të dëshmojnë në GJKKO! Iu vodhën rreth 7 mln euro

2 Korrik 2023, 20:29

Gjykata e Posaçme ka thirrur 40 shtetas gjermanë që të dëshmojnë pas denoncimeve që ata kanë bërë se kanë re pre e mashtrimeve përmes Call Center-ave. Ata janë thirrur që të dëshmojnë në seancën që do të mbahet në GJKKO më 6 korrik 2023.

Në seancë do të merret në shqyrtim kërkesa e SPAK për të marrë të pandehur 13 personat e akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe grup kriminal, të cilët ranë në pranga më 16 qershor 2023. Ata dyshohet se u kanë vjedhur shtetasve gjermanë rreth 7 milionë euro përmes mashtrimit në Call Center që të investonin në bursa. SPAK ka dërguar për gjykim 13 të pandehur, konkretisht pronarin e kompanisë ‘Blu Energy’, Erjon Kasmi, i akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe për krijim të grupit të struktura kriminal, Xhulian Xhafën i akuzuar për “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.