Raporti/ 1 në 6 punëtorë e ka pagën të nëndeklaruar! Inspektorati i Punës: Vjet çdo subjekt i kontrolluar kishte 5 punonjës informal

5 Maj, 19:37

Me mijëra punonjës në vend, nuk e marrin pagën të plotë në bankë. Bizneset një pjesë të rrogës vijojnë t’ua japin punëtorëve në dorë dhe i deklarojnë vetëm me pagë 40 mijë lekë. Nga kontrollet e bëra vjet nga Inspektorati i Punës, rezulton se 1 në 6 punëtor e kishte pagën të nëndeklaruar, fenomen ky që po rritet vit pas viti.