Raporti/ 89% e shqiptarëve shprehen se ka korrupsion në polici, por vetëm 6% prej tyre e kanë denoncuar! 57% mendojë se policia është e lidhur me krimin

29 Janar 2021, 17:00

Instituti për Demokraci dhe Ndërveprim përmes një raporti tregon se 89% e qytetarëve mendojnë se ka korrupsion në nivelet e larta të Policisë së Shtetit, ndërsa më shumë se gjysma e të anketuarve mendon se ka policë të lidhur me botën e krimit. Por vetëm 6% e qytetarëve të pyetur pranojnë se kanë denoncuar korrupsionin në polici.