Banka Botërore vëren se tërmeti dhe pandemia kanë rritur me 1% varfërinë në Shqipëri përgjatë vitit 2020. Në total sipas saj janë shtuar 28 mijë të varfër të rinj. 33% e popullsisë së Shqipërisë jeton me më pak se 5.5 dollar në ditë, thotë në raportin e fundit Banka Botërore. Kjo pjesë e popullsisë klasifikohet si kategoria e varfër e vendit. “Rreth një e treta e njerëzve të saj jetojnë me më pak se 5.5 dollarë amerikanë në ditë. Papunësia është strukturalisht e lartë në vend, duke qëndruar pezull rreth 12% dhe kjo shifër është dy herë më e madhe tek grupmosha 15–24 vjeç”, thuhet në raport. Ekspertët e bankës kanë vlerësuar se nga viti 2014-2019 varfëria në Shqipëri ka pësuar rënie me 1% çdo vit, por ky trend u stopua nga tërmeti i nëntorit të 2019 dhe pandemia COVID-19. “Tronditja e dyfishtë e tërmetit me madhësi 6.3 Rihter që goditi vendin në Nëntor të vitit 2019, pasuar nga COVID-19, fshiu përparimin e mëparshëm mbi zvogëlimin e varfërisë”, vijon më tej raporti. Për këto dy shkaqe Banka Botërore parashikon që varfëria në vitin 2020 në vend është rritur me 1%, dhe kësaj shtrese të shoqërisë sipas saj i janë shtuar edhe 28,000 të varfër të rinj, ndërsa në skenarin më të keq janë shtuar 112 mijë të varfër të rinj. Ndërkohë Serbia është shteti që vlerësohet se ka pasur rritjen më të ulët ë varfërisë dhe niveli e kësaj shtrese atje vlerësohet në 17.4%. Nga ana tjetër Kosova thuhet se është goditur më shumë nga pandemia, pasi varfëria atje vlerësohet se është rritur me 4-5%, dhe shtresës së varfër i janë shtuar 70-90 mijë të varfër të rinj, e ndikuar më shumë nga humbjet e mëdha të punës tek shërbimet dhe industria. Edhe në Malin e Zi varfëria ka arritur në 20% nga 14.5 që ishte përpara fillimit të pandemisë. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut janë shtuar 25-92 mijë të varfër sipas parashikimeve optimiste dhe konservatore. SHIFRAT E RAPORTIT Kosovë 70-90 mijë të varfër të rinj Mali i Zi Nga 14.5% në 20% popullsi e varfër Serbi varfëria 17.4% Bosnje-Hercegovinë 16%
Raporti/ Banka Botërore: Tërmeti e pandemia rritën me 1% varfërinë në Shqipëri
Video të tjera
-
Skema kombëtare e bujqësisë, këtë vit 5.2 mld lekë për fermerët! Komisioni Europian për Report Tv: S’ka ende datë për zhbllokimin e IPARD
10 Janar, 17:31 -
Bonusi mujor me tavane, Çoçoli: Duhet të ishin sqaruar, pensionistët shprehen të pakënaqur po marrin më pak nga sa prisnin
9 Janar, 17:29 -
Bonusi mujor i pensionit me kushte, kush merr mbi 40 mijë lekë në muaj nuk përfiton! Ja si do funksionojë skema e re me 727 mijë përfitues
9 Janar, 17:27 -
Inflacioni mesatar për vitin 2025 ishte 2.2%! Dhjetori shtrenjtoi edhe më shumë ushqimet dhe qiratë
9 Janar, 17:18 -
Rritet mosha e pensionit/ Eksperti e sqaron: Ligji mban me hatër gratë me shkollë të lartë...
5 Janar, 22:41 -
Tatimi mbi të ardhurat, çdo familje me fëmijë nën 18 vjeç merr kompensim 48 mijë lekë! Për shpenzimet për shkollën, deri në 1 mijë € (KRITERET)
3 Janar, 16:23 -
S’ka më pagesa pa limit me para në dorë, hyn në fuqi tavani! Bizneset deri në 1000 € cash, mbi këtë vlerë do paguajnë me kartë
3 Janar, 16:22 -
Këtë vit gratë dalin në pension 2 muaj më të mëdha, 62 vjeç! Për burrat mbetet mosha 65 vjeç (Pensioni i plotë, me 39 vite punë)
3 Janar, 16:21 -
Brenda vitit 2026 do fshihen 2 mld euro borxhe të bizneseve! Lista me emrat e 3 mijë subjekteve
2 Janar, 19:35 -
Viti 2025/ Turizmi e pronat në rritje, bujqësia e industria në ngërç! Nga reforma e premtuar e pensioneve te skema e re me bonuset! Çfarë pritet të sjellë 2026-ta
1 Janar, 16:58 -
-
Mbyllet 2025-a/ Zv.guvernatorja për Report TV: ‘SEPA, suksesi i vitit! Kursi i këmbimit do vijojë luhatjen, kurse çmimet rriten me 3.6% në 2026
31 Dhjetor 2025, 14:16 -
Çmimet e larta po ‘zbrazin’ tryezën e ndërrimit të viteve, qytetarët: Më keq s’ka, është shtrënguar gjithçka
30 Dhjetor 2025, 19:33 -
A do ndryshojnë ligjet e Reformës në Drejtësi? Rama: Nuk mund të jem kryeministër i një vendi që ka më shumë të paraburgosur sesa të dënuar, duhet ndërhyrje
30 Dhjetor 2025, 13:10 -
Kosova kryeson investimet e huaja në Shqipëri! Tkurret Turqia, fuqizohet Austria! Të huajt, të ‘fiksuar’ pas blerjes së pronave
29 Dhjetor 2025, 18:36 -
Institucionet 'të paafta' të realizojnë investimet! Para 'mblidhen', por nuk shpenzohen (Suficiti 491 mln euro)
29 Dhjetor 2025, 16:24 -
Rishikimi i buxhetit/ 12 mln euro për t’i larë borxhet pushtetit vendor, 30% të fondit e marrin 5 bashkitë me detyrimet më të mëdha! Në krye Kavaja e Pogradeci
27 Dhjetor 2025, 15:20 -
Darka e fundvitit më e shtrenjtë se vitet e kaluara, çmimet ‘kulmojnë’ në dhjetor, ekspertët: Shteti të ‘zgjohet’, tregtarët abuzojnë
26 Dhjetor 2025, 17:07 -
Lajm i madh për pensionistët: Bonus i ri dhe më shumë rimbursime/ Ekspertja: Ja kush përfiton!
25 Dhjetor 2025, 20:29 -
Tonelata produkte bujqësore stok/ Rrapaj: Fermerët nuk marrin subvencionet! Eksperti: Duhet orientim drejt kërkesës së tregut! Fermeri: As kredi nuk na japin se nuk kemi fatura
25 Dhjetor 2025, 18:24
