Raporti i “AMP” për gushtin, katër të kapur në flagrancë! Polici në Sarandë, hapi lokal për shitje droge! 26 referime për 34 efektivë nën hetim

6 Shtator 2023, 16:15

Tre efektivë policie dhe 1 qytetar u arrestuan në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore gjatë muajit gusht për implikim në vepra penale. Një prej këtyre rasteve ishte efektivi Redian Bello, që hapi lokal për të shitur kanabis në Sarandë.