Raporti i Bankës së Shqipërisë/ Kreditë me probleme u ulën në nëntor, por janë 16.9 mln euro më të larta se në vitin 2022

11 Dhjetor 2023, 14:23

Kreditë e këqija pësuan një rënie të lehtë gjatë tetorit, në krahasim me një muaj më parë, por mbeten në nivel më të lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2022. Shkak për këtë përkeqësim është bërë inflacioni i lartë dhe rritja e vazhdueshme e normës bazë të interesit që kanë ndikuar në uljen e fuqisë paguese të kredimarrësve.