Raporti i Bazelit: Shqipëria progres në luftën kundër pastrimit të parave! Renditet e 37 në botë

3 Dhjetor 2024, 13:42

Një raport i publikuar nga Instituti i Bazelit për Qeverisje më 2 dhjetor 2024, tregon se Shqipëria ka arritur një rezultat të rëndësishëm në vlerësimin e rrezikut të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Vend ynë ka një përmirësim të ndjeshëm teksa lë pas 127 vende të botës.