Raporti i BERZH, Shqipëria me normën më të lartë të rritjes ekonomike në rajon!

29 Janar, 13:31

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, thotë se ekonomia shqiptare ka një ecuri pozitive dhe ka shënuar norma të larta të rritjes ekonomike. Në fjalën e tij për prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH-it 2023-2024, Sejko vlerësoi se inflacioni ka ardhur në rënie. Drejtuesja e BERZH në Tiranë Solovova tha se gjatë vitit të kaluar financimet e bankës në Shqipëri kanë qenë shumë të forta.