Raporti i KLSH për kuotat ushqimore te 'Zyber Hallulli', Zhupa: Vjedhin bukën e fëmijëve, të ngrihet komision hetimor! Manastirliu: Manipuluesit kanë prodhuar gënjeshtra

3 Tetor 2022, 21:50

Deputetja e PD Ina Zhupa dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë pasur debat të ashpër në Kuvend për raportin e KLSH se fëmijët në shtëpinë “Zyber Hallulli” ushqehen më pak se kuota që i është përcaktuar. Zhupa u shpreh se opozita do të dorëzojë në Kuvend një kërkesë që të ngrihet komisioni hetimor për organet që kanë për detyrë kontrollin.