Raporti i KLSH: Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti, shtetit i është shkaktuar 22.6 milionë euro dëm! Shpenzime jo eficiente dhe shkelje të disiplinës buxhetore

27 Shtator 2021, 17:17

22.6 milionë euro është vlera e dëmit ekonomik që i është shkaktuar buxhetit të shtetit në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Shkeljet janë kryer nga institucionet publike.

“Afërsisht 12.8 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve, si dhe shkelje të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve, keqmenaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor”, thuhet në raport.