Raporti i KLSH/ Xhafaj: Nivel i ulët i raportimeve dhe përmbushjes së rekomandimeve! Vlerësohet rritja e auditimeve me risk të lartë fiskal

6 Nëntor, 14:35 | Përditesimi: 6 Nëntor, 14:35

Deputeti Fatmir Xhafaj pas raportimit të kreut të KLSH-së, Arben Shehu lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni, ka analizuar raportin duke nxjerrë në pah dhe disa problematika.

Xhafaj përmend mbështetjen që qeveria i ka dhënë vazhdimisht KLSH-së për të kryer plotësisht dhe me profesionalizëm detyrën, ndërsa prek dhe rastin e punonjësit të KLSH-së, i cili është larguar nga detyra nga frika për të kryer auditin në kryeministri.

Ndër të tjera, deputeti i PS-së nxjerr në pah nivelin e ulët të raportimeve dhe të zbatimit të rekomandimeve. Xhafaj thekson se ngritja e nënkomisionit për për auditimin e sektorit publik brenda Komisionit të Ekonomisë, do t’i japë përgjigje pyetjes “Kush kontrollon Kontrollorin?.

r.k./Shqiptarja.com