Raporti i OKB: Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve të huaj në 7 muajt e parë të 2022, krahasuar me 2019-n! Turizmi po tejkalon ndikimet e COVID-19

28 Nëntor 2022, 18:04

Rreth 700 milionë turistë udhëtuan ndërkombëtarisht midis janarit dhe shtatorit të këtij, më shumë se dyfishi (+133%) se numri i regjistruar për të njëjtën periudhë në vitin 2021. Kjo shifër është sa 63% e nivelit të viti 2019 dhe e vendos sektorin në rrugën e duhur për të mundur ndikimet e pandemisë së COVID-19.