Raporti i OSBE për zgjedhjet, Basha: Konfirmoi që 25 prilli ishte masakër zgjedhore! Ditën kur u kërkua hetimi për krimet zgjedhore, u liruan protagonistët e dosjes 339

27 Korrik 2021, 13:13 | Përditesimi: 27 Korrik 2021, 16:56

'Vulë' të vjedhjes së zgjedhjeve e konsideroi kreu i PD-së, Lulzim Basha Raporti e OSBE mbi 25 prillin. Në një konferencë për shtyp, një ditë pas publikimit të raportit përfundimtar për zgjedhjet, Basha tha se u konfirmuan akuzat e tyre se 25 prilli ishte një "masakër zgjedhore" dhe se nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira.

KT/Shqiptarja.com