Raporti i OSBE/ Rama kërkoi bashkëpunim për reformën zgjedhore! Basha: Është prioriteti ynë i menjëhershëm

5 Shtator 2019, 13:07 | Përditesimi i fundit: 2019-09-05 13:18:42

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar lidhur me raportin e publikuar nga OSBE lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit. Basha thotë se raporti konfirmoi se në vend nuk ka asnjë ligj dhe asnjë institucion dhe se zgjedhjet e 30 qershorit ishin antikushtetuese.

Basha deklaroi se tashmë shteti është privatizuar nga Edi Rama teksa u shpreh se Shqipëria ka nevojë të ripërqafojë vlerat e pluralizmit dhe kjo kërkon reformë në thellë zgjedhore dhe politike duke e paraqitur atë si prioritet të partisë së tij.

Më herët edhe kryeministri Edi Rama shprehu nevojën e një Reforme zgjedhore duke i shtrirë dorën opozitës për dialog dhe bashkëpunim për realizimin e saj.

"Ky shtet privat dhe kriminal duhet shembur, për të rikthyer në vend shtetin e së drejtës, demokracinë dhe zhvillimin ekonomik. E kam thënë disa herë, që e keqja ka depërtuar aq thellë dhe ka shkatërruar aq shumë, sa Shqipëria ka nevojë, jo vetëm për të larguar Edi Ramën sa më parë, por për një ndryshim rrënjësor, i cili do të zhdukë pasojat e thella të këtij regjimi kriminal por edhe të problemeve të tjera me demokracinë, ekonominë dhe qeverisjen që janë krijuar këto 30 vjet.

Shqipëria ka nevojë që të ripërqafojë vlerat e pluralizmit, demokracisë, ligjit dhe lirisë. Kjo kërkon një reformë të thellë zgjedhore dhe një reformë të thellë politike. Ky është prioriteti ynë i menjëhershëm", tha Basha.

    No videos found.