TIRANË- Raportin final të OSBE- ODIHR, kryeministri Edi Rama e ka vlerësuar si një konfirmim se zgjedhjet e 30 qershorit, të kontestuara nga opozita dhe presidenti Meta, janë legjitime, teksa ka shtrirë dorën për dialog për Reformën Zgjedhore.
Në reagimin e tij, shefi i kabitetit qeveritar, u është përgjigjur edhe deklaratat politike që pasuan pas këtij raporti nga përfaqësues të opozitës. Ai i quan ato, si përpjekje për të "ngritur një furtunë në gotë ", për të cilat thekson se nuk bëjnë gjë tjetër vetëm sa dëmtojnë vendi.
Rama fton opozitën që të dialogojnë dhe bashkëpunojnë për Reformën Zgjedhore, sipas së cilit do t'u jepte zgjidhje edhe problematikave që janë evidentuar në raportin e OSBE të publikuar një ditë më parë. Më herët PD-ja, nëpërmjet sekretarit të saj të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, deklaroi se ky raport i vuri "vulën e zezë" zgjedhjeve të 30 qershorit dhe vërtetuan akuzat e opozitës, se zgjedhjet ishin antikushtetuese.
"Përpjekja për të ngritur një furtunë në gotë mbi Raportin e OSBE/ODHIR-it është e kotë, e gabuar dhe e dëmshme për vendin,e në radhë të parë për opozitën joparlamentare! Raporti ka çertifikuar zgjedhjet si krejt legjitime e ka dhënë rekomandime në shërbim të reformës që na duhet! Zgjedhjet e 2021 nuk janë larg për kohën që duhet për adresimin e rekomandimeve në funksion të Reformës Zgjedhore. Prandaj le të fokusohemi tek kjo reformë themelore dhe të përgatisim me frymë DIALOGU e BASHKEPUNIMI, zgjedhjet e ardhshme. Dora jonë është e shtrirë për të gjithë. Çdo vonesë e kotë sot e bën më të vështirë arritjen e një rezultati domethënës, në adresimin e problematikës së evidentuar përmes rekomandimeve. Ne presim, po koha nuk pret qytetarët tanë pa dallim, presin prej nesh të hapim një faqe të re DIALOGU e BASHKEPUNIMI për Shqipërinë", shkruan Rama.
Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama
B.K./G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7473
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Akademia Politike e PS-së, Rama: Më shumë të rinj që duan të angazhohen
22 Nëntor, 13:32
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Dita Kombëtare e Alfabeti/ Publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe, 120 mijë fjalë! Gjinushi: U morën 25 hartues
22 Nëntor, 08:01
-
Vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës 'Fan Noli', qytetarët pro nismës së mbylljes së TikTok dhe Snapchat
21 Nëntor, 18:10
-
Shqipëria pjesë e sistemit unik europian të pagesave! Rama: Hap i madh drejt BE-së në 2030! Nga 2025 dërgesat e parave nga Europa e anasjelltas pa kosto financiare
21 Nëntor, 16:58
-
Kuvendi Kombëtar i Gjuhës, Emil Lafe: Duhet mbrojtje ligjore! Nesër publikohet drafti për Fjalorin e madh të Shqipes
21 Nëntor, 12:03
-
Nesër publikohet drafti i fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe, Rama: E hedhim në konsultim publik! Të mbrojmë shqipen nga barbarët e rrjeteve sociale
21 Nëntor, 10:58
-
Nis së shpejti projekti i ripërtëritjes së Ujërave Termale të Bënjës në Përmet, destinacion që preferohet nga turistët
21 Nëntor, 08:16
-
Vrasja e 14 vjeçarit, psikologia për Report Tv: Mbyllja e Tik Tok dhe Snapchat një masë jo vetëm për adoleshentët, por edhe ndaj atyre që kanë varësi
20 Nëntor, 20:54
Si mundet populli që ka nxjerre motrat në rrugë (97)të prodhojë politikan me te mire se ty... je fiks për këtë popull... rrofsh sa malet marresh nga ditët e votuesve të tu
PërgjigjuJe krejtesisht i marre fubd. Me keq se kaq nuk ka, duket sikur ke 20 vjet kryeminister, aq keq i ke kuoata o gjigand.
PërgjigjuMedita me trasparent OSBE i ka quartur te vlefshme apo jo me pak fjal do ket zgjedhje parap
PërgjigjuEdver Rama, tungjatjeta!
Përgjigjuzgjedhje pa rivale do te thote DIKTATURE E IMPONUAR Z kryeminister
PërgjigjuGjynah qe te ka rene ty fati llotarise, se nuk je me Standartet US. Ke 100-ra thirrje te zyrtareve US e BE per pjesmarjen ne zgjedhje te Opordhzites, apo sot Perendimi eshte Diktature Komuniste. Kokrra e "Karqolit" ;)
Rivalet (banda e krimieleve pd-lsi ) mjerisht i kapi bizga para ndeshjes . PS-ja s'mundet te bente extra zgjedhje me Tipat qe dhjesin as Lanes apo kazaneve t plehrave !