Raporti i OSBE/ODIHR për 11 majin, Schieder: S’duhet show politik, palët të ulen dhe të adresojnë rekomandimet

31 Tetor, 12:21 | Përditesimi: 31 Tetor, 12:21

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder komentoi edhe raportin e OSBE/ ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe akuzat e bëra nga opozita. Ai tha se ka një tendencë për ta dramatizuar më shumë seç duhet, duke nënkuptuar akuzat e opozitarëve, por shtoi se palët duhet të ulen dhe të trajtojnë këto rekomandime të bëra. Ai thotë se në vend që të bëhet “show politik”, duhet që të ulen të adresojnë këto rekomandime, të bëra prej kohësh nga ODIHR.

 

I.M/Shqiptarja.com