Raporti i sigurisë në shkolla për 2020, 365 raste dhune fizike e psikologjike, 92% e nxënësve të dëmtuar në gjimnaz

22 Qershor 2021, 21:00

Numri më i lartë i incidenteve në sistemin parauniversitar ku nuk përjashtohet dhuna, ndodhin jashtë oborrit të shkollave. Në këtë përfundim del raporti vjetor i hartuar nga ministria e arsimit mbi sigurinë. Ndërkohë që në raport thuhet se 92% e nxënësve të dëmtuar janë në gjimnaz dhe në 118 incidente janë të përfshirë  nxënës të klasës së dhjetë.