Raporti/ Pensioni urban 20 mijë lekë, ai rural 11.8 mijë lekë! Rreth 353 mijë pensionistë ‘goditen’ nga nëndeklarimi i pagave dhe puna në të zezë

7 Qershor, 15:43 | Përditesimi: 7 Qershor, 15:43

Numri i pensionistëve në Shqipëri arriti në 755 mijë në vitin 2025, dhe afro 55% e tyre marrin pagesë të pjesshme për shkak të viteve të pamjaftueshme të punës. Nga ana tjetër nëndeklarimi i pagave po i mban pensionet e ulëta. Sipas të dhënave të ISSH, vjet pensionet e reja të lidhura ishin vetëm 16 mijë lekë, ndërsa pensionet mesatare si në fshat dhe në qytet janë rritur në shifra minimale.

SI.E./Shqiptarja.com